• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Majlinda Bufi, një inxhiniere ndërtimi që ndoqi rrugën e politikës
Home
Intervista

PROFIL/ Majlinda Bufi, një inxhiniere ndërtimi që ndoqi rrugën e politikës

2 October, 2018 F.autor Breaking News, Ekskluzive, Intervista, Politikë

BORA XHANIJA

Majlinda Bufi, kryebashkiakja e Roskovecit, ka treguar se si mund ti bësh të gjitha, nëse ke pasion e vullnet.

Thënë kjo, pasi vetë Majlinda ka mbaruar inxhinieri ndërtimi, profesion të cilin nuk e ka ndarë për asnjë moment nga përditshmëria e saj. Madje përkudnrazi. Duket se vec të përbashkëtave që ajo vetë i ka gjetur, të qenurit një inxhiniere e mirë e ka ndihmuar të drejtojë të gjithë jetën e saj.

Politika, nga ana tjetër për të ka qënë sa një zgjedhje aq edhe një rastësi.

Kryebashkiakja I lidh të dyja profesionet me terrenin, kur thotë se të dyja të vënë përballë problemeve reale dhe tek ai që ka rëndësi: Individi.

E megjithatë, lidhjen dhe fillesat e saj me politikën Majlinda e konsideron si një fat.

“Ende në Shqipëri politika nuk është kthyer në profesion të mirëfilltë …Ndonjëherë gjërat në jetët tona rrjedhin natyrshëm dhe shpesh herë bëjmë zgjedhje edhe sepse nuk kemi tjetër, por unë e konsideroj veten njëri me fat, edhe pse më është dashur të punoj shumë për të arritur deri këtu.”

Ndonëse modeste në ato që thotë, Majlinda nuk është një figurë e re në politikë. Fillesat e saj janë të hershme dhe që prej atij momenti bindjet e saj nuk janë lëkundur për asnjë cast, duke qendruar kështu gjithnjë besnike e Partisë socialiste.

Ishte viti 2013 kur Majlinda Bufi u zgjodh deputete në Kuvendin e Shqipërisë. Për të ishte një përgjegjësi, ndonëse e konsideron pak “komode”.

“Në vitin 2013 rasti ,po jo vetem ky , e solli që unë u bëra anëtare e parlamentit dhe qëndrova aty për vetëm dy vjet, ç’ka bëri që ta njoh shumë mirë si funksionon ky institucion nga brenda për të kuptuar që një deputet është një detyrë shumë komode, por edhe e përgjgjeshme.”

Bëhet e tillë për të pasi kur e krahason me të qenurit kryetare bashkië, ndryshimet janë të mëdha ndonëse funskioni mbetet I njëjtë.

“Të jesh një kryetare bashkie në ditën e sotme është më e vështirë se ajo që mund të mendojnë kur e shohin nga jashtë. Ti mund të kesh planet dhe objektivat e tua por do të hasësh vështirësi për t’i realizuar të gjitha. Të përballesh çdo ditë me banorë të komuniteit që përfaqëson dhe komunikimi më ta ndonjëherë mund të jetë i vështirë por kur arrin të kalosh sfidat dhe objektivat marrja e feedback-ut të drejtëpërdrejtë është një prej arritjeve dhe sadisfaksioneve më të madhe.”

E këto copëza lumturie, edhe Majlinda si të gjithë, i ndan me familjen të cilën ajo e konsideron tempullin e shenjtë në të cilën gjen qetësinë që aq shumë I nevojitet në momente të tilla.

Ajo është munduar ti ndajë të dyja, familjen nga puna por nuk ia ka arritur. E kjo është mëse e kuptueshme, pasi siç e shpjegon edhe vetë ajo komuniteti I Roskovecit është aq I vogël sa një gjë e tillë bëhet e pamundur.

“Njerëzit njihen shumë mirë njëri me tjetrin, të dinë shtëpinë ku jeton dhe se kanë problem të vijnë të trokasin te dera në çdo moment. Në momentin që dikush vjen duke qarë te dera, kam sjellë në mënyrë të menjëhershme një problem të tyrin, që është bërë pastaj e familjes, kështu që jo gjithmonë ngelet kohë për ta shijuar, le të themi, në mënyrë absolutisht të ndarë mes punës dhe familjes, por që përpiqem që edhe fëmijëve edhe bashkëshortit, po dhe vetes sime t’i jap kohën e duhur se në fund të fundit unë jam njeri si të gjithë të tjerët.”

E gjendur shpesh në moment të tilla, ku çdokush do të lëkundej disi Majlinda duket e dashuruar me qytetin e saj. Nëse do I duhej të zgjidhte midis një mandati në Kuvend e një tjetri në krye të Roskovecit, shprehet e prerë se kjo e fundit do të ishte idealja për të.

“Në qoftëse do të më duhej të zgjidhja një prej tyre është padyshim ajo e kryetares së Bashkisë.

A e di pse? Pasi punoj çdo ditë me afër njerëzve, shoh gjithçka në detaje, dëgjoj opinionet dhe mendimet e bashkëqytetarëve të mi.

Në vizitat e mia të para jashtë vendit kam parë dhe admiruar infrastrukturën , pastërtinë dhe sjelljen e banorë të huaj dhe pikërisht aty lindi gjithcka. Aty lindi dëshira dhe “ ëndrra” për të ndërtuar një Roskovec ndryshe, një Roskovec po aq të emancipuar dhe të barabartë me vende të tjera të Europës.

Ashtu siç edhe ajo vetë e ka nisur, një nga dëshirat e saj më të mëdha është pjesëmarrja në jetën politike dhe sociale të vajzave dhe grave, si për ti thënë me një ulërimë: Mund t’ia dilni, mjafton të besoni!

“Dua të shoh më shumë vajza dhe gra të punësuara, më shumë gra dhe vajza të përfaqësuara në politikë, dhe ç’është më e rëndësishme të shoh një mentalitet të ndyshuar në përmirësim.”

Ndonëse ka dhe vetëm një vit nga mandati I saj, Majlinda është koshiente dhe e di që asgjë nuk mund të zgjasë përgjithmonë.

“Dua të ndihmoj dhe të mbështes çdo banor të Roskovecit pasi në fund të fundit ky është vendi ku u linda dhe vazhdoj të jetoj, por “Edhe dielli që është diell nuk mund t’i ngroh të gjithë njëlloj” – thotë populli.”

Ajo e di që askush nuk ka lindur kryetar, deputet apo çfarëdo qoftë, por për të ka rëndësi vetëm një gjë: Të lërë gjurmë për veten, dhe komunitetin që e ka votuar e i ka besuar votën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I JASHTËZAKONSHËM/ Shkëlqen Shabani, GOL ndaj Ajaksit në “Youth League”
Previous article KAOS TOTAL/ Mourinho i izoluar tek Man United, asnjë kontakt mes tij dhe..

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi! Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbërrijnë pranë Parlamentit, ushton thirrja: Ju erdhi fundi!

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat Aktualitet

DITA 32 E DY E TUBIMIT/ Protestuesit para Kryeministrisë: Policia tejkaloi kompetencat

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate Politikë

“SHQIPËRIA NË RRUGËN E DUHUR DREJTË BE”/ Kancelari i Austrisë: Unioni të mbajë premtimet për vendet kandidate

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT