• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ LDK triumfon në Prishtinë: Ja Kush është Përparim Rama që do drejtojë kryeqytetin e Kosovës
Home
Rajon

PROFIL/ LDK triumfon në Prishtinë: Ja Kush është Përparim Rama që do drejtojë kryeqytetin e Kosovës

14 November, 2021 s.autor Rajon

Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës fitoi në rundin e dytë të zgjedhjeve lokale për kryetar të Komunës së Prishtinës, të mbajtura më 14 nëntor.

Rama para se t’i hynte garës për kryetar të Prishtinës, ishte i njohur për veprimtarinë e tij arkitekturale në disa vende të botës si Angli, Shtetet e Bashkuara, Zvicër, Çeki, Shqipëri dhe vende të tjera.

Përparim Rama u lind në Prishtinë më 20 janar 1976.

Në vitin 1992, në moshën 16-vjeçare u shpërngul në Britani të Madhe ku përfundoi edhe studimet për arkitekturë.

Ai ka përvojë mbi 20 vjet në projekte të ndryshme në banesa e hotele.

Në vitin 2012, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia, Rama përfaqësoi Kosovën për herë të parë në histori me veprën e quajtur “Punuesi i filigranit”

Në maj të vitit 2021, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku prezantoi Ramën si kandidatin e kësaj partie për të parin e Prishtinës.

Përparim Rama është i martuar dhe ka tre fëmijë.

Mbështetësit e LDK-së duke festuar në Prishtinë më 14 nëntor.

Cili është plani i Ramës për kryeqytetin?

Rama një ndër projektet kryesore të programit e ka vendosur të ashtuquajturin “Ridefinimi i qendrës së qytetit”. Rama ka paraparë që qendrën e Prishtinës ta bëjë gjithë hapësirën brenda unazës së brendshme të qytetit.

“Kjo qendër e re do ta ndryshojë hierarkinë e lëvizjes në trafik: këmbësori do të jetë i pari, transporti publik dhe ai alternativ i dyti, kurse veturat të tretat”, thuhet në programin e Ramës.

Ai ka premtuar se asfalti do të shndërrohet në gjelbërim, në kalldrëme, e në materiale që njihen si të këmbësorëve.

Problemin e parkingut të veturave Rama ka premtuar se do ta zgjidhë njëherë e përgjithmonë.

Vend-parkingje të mëdha ka premtuar se do t’i ndërtojë në gjashtë pikat kryesore rreth unazës së brendshme të Prishtinës, ku distanca do të jetë rreth 500 metra nga secila pikë e qendrës.

Vetëm në lagjen Ulpiana ai ka premtuar ndërtimin e 430 vend-parkimeve.

Në sektorin e shëndetësisë ka premtuar kompletimin e rrjetit të Qendrave të Mjekësisë Familjare në tërë territorin e Komunës së Prishtinës, sipas standardit një Qendër e Mjekësisë Familjare për 10,000 banorë.

Siguria në trafik, e që lidhet ngushtë edhe me sigurinë e fëmijëve në rrugë, është gjithashtu një ndër prioritetet kryesore, të programit të qeverisjes katërvjeçare të Ramës.

Brenda mandatit katërvjeçar, Rama ka thënë se do të rrisin nivelin e hapësirave të gjelbra, duke e lansuar një program masiv që do të ketë për synim krijimin e 250 hektarëve të hapësira të gjelbra dhe mbjelljen e 800 mijë drunjve fidanor.

Sipas programit të Ramës, në Prishtinë mungojnë shtatë objekte shkollore të nivelit të arsimit fillor dhe të mesëm të ulët. Këto objekte, Rama ka premtuar se do të ndërtohen në lagjet Sofali, Kodrina, Qëndresa, Përroi i Njelmët, Kalabria, Kodra e Trimave dhe në lagjen Prishtina e Re – Qendër.

Po ashtu, Rama ka premtuar se do të ndërtojnë shkollën profesionale të ulët dhe të mesme të muzikës dhe baletit “Prenk Jakova”, si dhe Gjimnazin “Ahmet Gashi”.

Për problemin e qenve endacakë, Rama ka paraparë ndërtimin e një strehimoreje. Mësim cilësor, zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale, lirim i hapësirave publike, menaxhim dhe riciklim i mbeturinave janë po ashtu çështje të cilat Rama ka premtuar se do t’i trajtojë dhe do të punojë për përmirësimin e tyre.

“Do të jem kryetar i cili do të mbahet në mend për projekte infrastrukturore të mëdha e të guximshme, të cilat do ta zhvillojnë Prishtinën për dekadat e ardhshme”, ka thënë Rama.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SIGUROI NJË VEND NË BOTËRORIN 2022/ Dalic shpërthen në lot: Një nga momentet më të lumtura të jetës time
Previous article E ZURI COVID-I/ 30-vjeçari nga Tirana hedh në gjyq punën: S’rri dot 8 orë në zyrë

s.autor

Postime të ngjashme

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima Rajon

SHPËRTHIM I FUQISHËM NË ATHINË/ Shembet godina trekatëshe, 6 viktima

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar Rajon

ISHTE DESTINUAR PËR NË KOSOVË/ Mali i Zi ndalon ngarkesën me mish të skaduar

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika Rajon

SONDAZHET NË SERBI/ Partia e protestave kryeson për fitoren e zgjedhjeve, Vuçiç rrezikon daljen nga politika

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT