Një sherr për motive ende të paditura, në një lokal në qendër të fshatit Gjorm, pak kilometra larg qytetit të Vlorës është kthyer në një tragjedi të vërtetë pasditen e sotme.
Si ndodhi ngjarja:
Mësohet se autori i krimit, Artion Shenaj ka hyrë në lokalin e fshatit dhe është konfliktuar me Mariglenin, me të cilin thuhet se ka pasur një konflikt të hershëm, gjatë kohës që të dy jetonin në emigrim.
Si pasojë e breshërisë së kallashnikovit ka Memaj ka ngelur i vdekur në vend. Pas disa minutash autori i ngjarjes ka drejtuar armën e krimit nga vetja dhe i ka dhënë fund jetës duke shkrepur armën. Burimet thonë se konflikti midis palëve ka qënë i hershem.
Kush është Mariglen Memaj:
Marigleni, 35 vjeç nga të dhënat e para dyshohet se ka qenë i hetuar për trafik droge në Itali dhe është emër i njohur për policinë vendase.
Memaj kishte qenë emigrant në Itali si dhe i burgosur në Itali, edhe ai për lëndë narkotike, por më pas ishte kthyer të jetonte në fshatin e tij.
Mësohet se Marigleni ka dy fëmijë një djalë dhe një vajzë.
Përgatiti: AlpeNews.al







