• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Vjosa, gruaja e parë që kandidon për kryeministre të Kosovës
Home
Rajon

PROFIL/ Kush është Vjosa, gruaja e parë që kandidon për kryeministre të Kosovës

27 August, 2019 k.autor Rajon

Për herë të parë në historinë e re të Kosovës një grua është kandidate për kryeministre. Në një dekadë pavarësi kemi parë që shtetin më të ri në Europë ka drejtojnë aktivistë të rezistencës nën Jugosllavi ose ish-ushtarë të UÇK-së të pasluftës.

Tashmë Lidhja Demokratike e Kosovës e themeluar nga i ndjeri Ibrahim Rugova ka vendour që të hyjë në zgjedhjet e 6 tetorit duke u prezantuar me emrin e deputetes Vjosa Osmani si kandidate për kryeministre. Në një shoqëri më së shumti patriarkale si ajo e Kosovës, prezantimi me një grua nuk do të jetë i lehtë për një parti historike si LDK-ja.

Kush është?

Por kush është Vjosa Osmani që në Shqipëri njihet pak ndërsa në Kosovë ka krijuar një profil të fortë në politikë? 37-vjeçarja është juriste e diplomuar fillimisht në Universitetin e Prishtinës dhe më pas masterin dhe doktoraturën e përfundoi në Universitetin e Pitsburgut, në SHBA.

Hyri në politikë që në adoleshencë si aktiviste e LDK-së. Lindi në Mitrovicë, është e martuar dhe ka 2 vajza binjake. Më 27 gusht të vitit 2009, Vjosa Osmani – Sadriu u zgjodh shefe e stafit të Presidentit të atëhershëm të Republikës së Kosovës, Fatmir Sejdiu.

Ajo është zgjedhur për 3 mandate si deputete e Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Në dy zgjedhjet e fundit është renditur deputetja grua më e votuar në Kosovë. Vjosa Osmani është edhe lektore në Universitetin e Prishtinës.

Ndonëse me moshë të re, ajo njihet edhe për kontributin e saj për pavarësimin e Kosovës. Puna e saj ra në sy në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) kur ishte pjesë e palës kosovare në mbrojtjen e ligjshmërisë së pavarësisë, çështje që Kosova e fitoi përballë Serbisë. Veç gjuhës amtare flet anglisht, turqisht, spanjisht dhe serbisht.

Një grua e parimeve?

Në opinionin publik ka krijuar profilin e një gruaje parimore. Edhe pse kundërshtarët politikë i kanë renditur akuza të shumta nuk ka qenë e përfolur në asnjë skandal korrupsioni gjatë kohës që LDK ka qenë në pushtet. Ajo njihet si polemizuese e fortë përballë PDK-së së Thaçit. Në një rast në komisionin e Jashtëm është përballur edhe me bashkëshortin e saj, Prindon Sadriu i cili është drejtor në Ministrinë e Punëve të Jashtme, pjesë e stafit të Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli. Osmani nuk i kurseu kritikat ndaj ministrit edhe pse në krah të tij qëndronte babai i dy fëmijëve të saj. ©LAPSI.al

Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani"Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani" Résultat de recherche d'images pour "profil vjosa osmani"

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “KRIMINELËT SHQIPTARË TALLEN ME DREJTËSINË ANGLEZE"/ Gazeta Britanike: Publikojnë FOTO brenda qelive të...
Previous article BURRI NUK PYET PËR VENDIMIN E GJYKATËS/ Rreh gruan në banesë. Arrestohet Librazhdioti

k.autor

Postime të ngjashme

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend Rajon

VIDEOLAJM/ Deputetja e Haradinajt sulmon Albin Kurtin me vezë në Kuvend

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm Rajon

HIQET GJUHA SHQIPE NË KUFI/ Bujar Osmani: Shkelje e ligjit dhe provokim i qëllimshëm

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar Rajon

ALARM NË GREQI/ Virusi i Nilit Perëndimor përhapet me shpejtësi, 6 viktima dhe 65 të infektuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT