• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë, ish-futbollist i Cityt me pikëpamje antiperëndimore
Home
Nderkombetare

PROFIL/ Kush është presidenti i ri i Gjeorgjisë, ish-futbollist i Cityt me pikëpamje antiperëndimore

15 December, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Mikheil Kavelashvili, një ish-futbollist me pikëpamje anti-perëndimore, u zgjodh president i Gjeorgjisë ndërsa partia në pushtet forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në BE dhe një fitore për Rusinë. Zoti Kavelashvili fitoi lehtësisht votimin e së shtunës në një kolegj elektoral prej 300 vendesh, ku partia Ëndrra Gjeorgjiane mbizotëron. Kolegji zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në 2017. Në fjalimet publike të këtij viti, zoti Kavelashvili ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po kërkojnë ta çojnë Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin në 29 dhjetor.

Ish-futbollisti Mikheil Kavelashvili u zgjodh president i Gjeorgjisë të shtunën, ndërsa partia në pushtet që e votoi po forcon kontrollin e saj në atë që opozita e quan një goditje ndaj aspiratave të vendit për në Bashkimin Evropian.

53 vjeçari Kavelashvili ishte i vetmi kandidat në fletëvotim dhe fitoi lehtësisht votën duke pasur parasysh kontrollin e partisë “Ëndrra Gjeorgjiane” në kolegjin elektoral me 300 vendesh, që zëvendësoi zgjedhjet e drejtpërdrejta presidenciale në vitin 2017. Ky kolegj përbëhet nga anëtarë të Parlamentit, këshillave bashkiakë dhe legjislaturat rajonale.

Nga 225 elektorë të pranishëm, 224 votuan për Kavelashvilin. Një ish-futbollist profesionist, Kavelashvili ka pikëpamje të forta anti-perëndimore, shpesh konspirative. Në fjalimet publike të këtij viti, ai ka pretenduar vazhdimisht se agjencitë perëndimore të zbulimit po përpiqen ta fusin Gjeorgjinë në luftë me Rusinë. Ai pritet ta bëjë betimin më 29 dhjetor.

Qindra protestues u mblodhën jashtë parlamentit ndërsa zhvillohej procedura e votimit për presidentin e ri. “Zgjedhjet e sotme presidenciale nuk mund të jenë legjitime, sepse zgjedhjet parlamentare janë manipuluar dhe në thelb një parlament jo legjitim nuk mund të zgjedhë një president legjitim”, thotë një protestuese. “Nuk mundet që një president të ketë vetëm 9 vjet arsimim. Kam studiuar dhe kam punuar që kur isha 15 vjeç. Ai nuk është presidenti ynë”, thotë një tjetër protestuese.

“Ajo që shohim sot është një tradhti e pastër e vullnetit gjeorgjian, vullnetit të popullit dhe tradhti ndaj vlerave të popullit gjeorgjian dhe vlerave perëndimore. Zgjedhja e sotme përfaqëson dëshirën e qartë të sistemit për ta futur Gjeorgjinë në rrënjët sovjetike” , tregon një protestues.

Ëndrra Gjeorgjiane mbajti kontrollin e Parlamentit në vendin e Kaukazit Jugor në zgjedhjet e 26 tetorit, që opozita pretendon se ishin manipuluar me ndihmën e Moskës. Presidentja në largim e Gjeorgjisë dhe partitë kryesore pro-perëndimore që atëherë kanë bojkotuar seancat parlamentare dhe kanë kërkuar një përsëritje të votimit. Partia Ëndrra Gjeorgjiane është zotuar të vazhdojë të punojë për anëtarësimin në BE, por gjithashtu dëshiron të “rivendos” lidhjet me Rusinë.

Kritikët kanë akuzuar këtë parti, themeluar nga Bidzina Ivanishvili, një miliarder në hije që e bëri pasurinë e tij në Rusi, se po bëhet gjithnjë e më autoritare dhe e anuar drejt Moskës, akuza që partia në pushtet i ka mohuar. Partia kohët e fundit miratoi ligje të ngjashme me ato të përdorura nga Kremlini, për të goditur lirinë e fjalës dhe të drejtat e komunitetit LGBTQ.

Pro-perëndimorja Salome Zourabichvili ka qenë presidente që nga viti 2018 dhe është zotuar të qëndrojë pas përfundimit të mandatit të saj gjashtë-vjeçar, duke e përshkruar veten si udhëheqësja e vetme legjitime deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja.

Vendimi i partisë Ëndrra Gjeorgjiane muajin e kaluar për të pezulluar bisedimet për t’u bashkuar me Bashkimin Evropian shtoi zemërimin e opozitës dhe nxiti protestat e qytetarëve.

Mijëra demonstrues mblidhen çdo natë jashtë Parlamentit, pasi qeveria njoftoi pezullimin e bisedimeve për anëtarësim në BE më 28 nëntor.

Policia ka përdorur forcën për të shpërndarë protestuesit, ndërsa qindra janë arrestuar. SHBA dhe BE kanë dënuar përdorimin e tepruar të forcës nga policia ndaj protestuesve./Voa/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KRESHNIK SPAHIU/ Kush janë të sëmurë psikik, Parashqevia apo ata që filmojnë depresionin e saj?
Previous article ANTONELA BERISHA THA SE I KA KËRKUAR FALJE/ Reagon Klea Prenga: Disa kërkojnë…

s.autor

Postime të ngjashme

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës Botë

A PO LIND NATO-ja ISLAMIKE? Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani krijojnë bosht të ri mbrojtës

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran Botë

TENSIONET NË LINDJEN E MESME/ Arabia Saudite akuzon Huthit se kërcënojnë përpjekjet e ndërmjetësimit SHBA-Iran

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë Botë

EUROPA NËN KËRCËNIMIN E VAPËS/ Rekord temperaturash dhe alarm për energjinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT