• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFIL/ Kush është Olian Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH
Home
Aktualitet
Kronikë

PROFIL/ Kush është Olian Kanushi, nëndrejtori i ri i SHISH

31 August, 2022 F.autor Aktualitet, Kronikë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi njoftoi këtë të mërkurë se nëndrejtori i ri i SHISH është emëruar Olian Kanushi.

Çuçi lajmin e dha pas mbledhjes së sotme të qeverisë.

Po kush është Olian Kanushi? Më poshtë po ju sjellim profilin tij:

Z. Oljan Kanushi vjen nga një eksperiencë e gjatë si professional i nivelit të lartë me përvojë 20-vjeçare në sektorin publik dhe privat. Ai është drejtues me njohuri të thella mbi ekonomitë në zhvillim, ndërtimin, ngritjen dhe transformimin e organizatave.

Z.Kanushi ka kryer me sukses disa përvoja profesionale në sektorin publik si: Këshilltar i Ministrit të Punëve të Jashtme, Ministër Fuqiplotë i Trupës Diplomatike dhe Zëvendës Shef i Misionit për Republikën e Shqipërisë në Turqi, Këshilltar i Kryeministrit. Ai gjithashtu ka shërbyer si Pika e Kontaktit në Shqipëri për Komisionin Evropian mbi sigurine dhe SME ne kuader te Horizon 2020.

Mes detyrave të ushtruara, Z. Kanushi ka mbajtur edhe pozicionin e Koordinatorit në Sekretariatin Teknik për Projektet e Zhvillimit Strategjik në Kryeministri, si dhe Drejtor i Zyrës Operacionale të Situatës në Kryeministri.

Ai ka përfunduar studimet universitare dhe pasuniversitare në fushat e sigurisë, ekonomisë dhe zhvillimit. Pasi u diplomua me gradën Bachelor dhe Master Shkencor në Fakultetin Ekonomik, pranë Universitetit “Aristotel” të Selanikut, kreu studime pasuniversitare pranë Universitetit të Tiranës, si dhe përfundoi kursin master për Studime Globale në Goteburg të Suedisë.

Me një diplomë nga Kolegji i Europës në Bruge të Belgjikës, nga Universiteti i Shkencave Politike në Paris, dhe me dy kurse ekzekutive nga Qendra për Zhvillim Ndërkombëtar në Harvard, z. Kanushi zotëron një dosje të gjerë edukimi pasuniversitar.

Z.Kanushi eshte diplomuar gjithashtu pranë Akademisë së Trupave të NATO-s, në Selanik, si dhe është certifikuar nga Universiteti George Washington./Lexo.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET/ Familjarët panë gjithçka, teksa shoferi i droguar me “Audi” u vrau vajzën në oborr, sapo ishte martuar...
Previous article PËR JU GOCA! Do t'ju vijë inat që s'ju ka shkuar mendja më parë për këtë truk makeup-i me kthyese qerpikësh!

F.autor

Postime të ngjashme

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia… Aktualitet

"MË MORI DRITËN E SYRIT"/ Letra rrëqethëse e nënës. Babi i të plagosurit: S’del nga shtëpia…

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë Aktualitet

24-VJEÇARI VLONJAT PREJ DY DITËSH I ZHDUKUR/ Familja asnjë kontakt prej të mërkurës, thirrje qytetarëve për ndihmë

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’…. Aktualitet

"DORËZOJE, OSE TË VRASIM..."/ Ramadan Zoto nxori pistoletën dhe qëlloi dy të rinjtë, mesazhi kërcënues pas përplasjes në Sarandë! ‘Tani i Ruzhdiut’….

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT