• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL: Kush është Nikolla Gruevski që dha sot dorëheqjen nga drejtimi i VMRO-së
Home
Rajon

PROFIL: Kush është Nikolla Gruevski që dha sot dorëheqjen nga drejtimi i VMRO-së

11 December, 2017 F.autor Breaking News, Rajon

Maqedonasit ose e duan ose e urrejnë atë. Për kundërshtarët e tij, Nikolla Gruevski, i konfirmuar për një mandat të tretë më 28 korrik, është i korruptuar, populist, një makiavelian i pashpirt dhe armik i medias së lirë. “Jo, jo, jo”, thonë mbështetësit e tij. Ai është i pastër si një bilbil, modest, tmerri i milionerëve që shmangin taksat dhe një njeri me vlera familjare.

I lindur në vitin 1970, Gruevski erdhi në jetë në një familje as të privilegjuar, por as të varfër. Babai i tij merrej me mobilje dhe dizajnim, nëna e tij ishte infermierë dhe pasi prindërit u divorcuan, ai përfundoi me mamanë. Kur ishte katër vjeç, ajo shkoi të punonte në Libi, si mijëra maqedonas të tjerë dhe e mori atë me vete.

Ka një episod të shkurtër në fëmijëri gjatë të cilit Gruevski ëndërronte të bëhej doktor, futbollist ose kozmonaut. Për një gjë nuk mendonte shumë, ajo ishte politika.

Babai i tij kishte lindur në Greqinë veriore, gjyshi i tij ishte mobilizuar me ushtrinë greke dhe u vra duke luftuar italianët në Shqipëri pas pushtimit italian në vitin 1941. Atëherë, në prag të luftës civile në Greqi, njësoj si mijëra sllavë të Maqedonisë së Greqisë, familja u arratis në veri, në atë që njihej atëherë si Maqedonia e Jugosllavisë. Ndoshta është ky përbërës emocional pjesë e përplasjes me Greqinë? Jo, thotë Gruevski, deri më tani ai nuk ka qenë i interesuar kurrë për këtë histori. Po ashtu ai thotë se nuk është ndjerë i prekur kur vizitoi fshatin e të parëve në vitin 2001.

Familja e re e Gruevskit nuk fliste shumë për politikën, me një përjashtim. Daja e tij, Jordan Miljakov, fliste për politikën gjithë kohën. Miljakov ishte përfaqësues i një firme maqedonase tekstilesh në ish- Çekosllovaki. Kur Jugosllavia nisi të rrëzohej, Gruevski mendoi të bashkohej me dajën e tij dhe shkoi në një shkollë filmi atje.

Miljakov kujtohet me nderime nga shumë njerëz. Ai ishte personi që urdhëroi sekuestrimin e dokumentave të ushtrisë jugosllave, çka do të thoshte se maqedonasit nuk mund të mobilizoheshin për të luftuar kundër kroatëve. Menjëherë pas kësaj, ai u vra në një aksident të dyshimtë automobilistik në Serbi.

Pas universitetit, ku nuk iu përkushtua dhe aq shumë dramës dhe boksit, Gruevski hyri në sektorin financiar që po lindte dhe u bë personi i parë që bëri tregti në bursën e Shkupit. Në vitin 1996, ai i hyri politikës, duke u bërë këshilltar lokal në kryeqytet. Vitin tjetër nisi të shkruante për ekonominë. Ja, kështu nisi e bëri emër si ekonomist. Në vitin 1998, ai u bë ministër i Tregtisë dhe në vitin 1999, ministër i Financave.

Në shumë aspekte, Gruevski ishte për partinë e tij njeriu i duhur, në vendin e duhur, në kohën e duhur. Me komunizmin në largim dhe Maqedoninë e pavarur, një teknokrat që fliste anglisht si Gruevski ishte tipi i duhur për të rifreskuar partinë. Por shumë pak prisnin që djaloshi me mendjen tek ekonomia do arrinte të nxirrte jashtë loje kundërshtarët, do merrte në dorë partinë dhe do fitonte tre herë rresht.

Vitet e para kur u bë kryeministër në vitin 2006 u karakterizuan nga rritja dhe fokusi tek ekonomia. Më pas erdhi Samiti i Bukureshtit në vitin 2008 ku Greqia bllokoi anëtarësimin e Maqedonisë në NATO për shkak të emrit. “Isha i shokuar,” thotë zoti Gruevski. Që atëherë, fokusi ka ndryshuar, ndoshta për shkak të krizës ekonomike botërore. Papunësia tani është 31.7 përqind. Gruevski luajti me kartën e nacionalizmit dhe fitoi.

Shumë maqedonas janë gëzuar me statujën e Aleksandrit, por opozita socialiste maqedonase thotë se Gruevski është mishërim i djallit.

Por disa ende nuk janë të bindur. “Kur vjen fjala tek pushteti, ai është boksier. Është hakmarrës dhe kur bëhet fjalë për median, është krejtësisht selektiv kur bie fjala për zbatimin e ligjit. Për çështje kaq delikate, ata thonë se kryeministri ka nevojë për dikë të cilit mund t’i besojë- dhe ata theksojnë se shefi i sigurisë në vend është kushëriri i Gruevskit, Sasho Mijalkov, djali i Jordan Milajkov.

Ai ka pasur më shumë sukses me popullatën shqiptare në Maqedoni, që përbën mbi një të katërtën e vendit me 2 milion banorë. Dhjetë vite më përpara, Maqedonia ishte në prag të një konflikti civil gjithëpërfshirës, me gueriljet etnikë shqiptarë kundër forcave të sigurisë. Tani Gruevski është në koalicion me Ali Ahmetin, ish- liderin e këtyre gueriljeve. Qeveria e re ka një ministër shqiptar të Mbrojtjes dhe një zëvendëskryeministër që përgjigjet për integrimin evropian.

Si shqiptarët edhe maqedonasit vijojnë të shfryjnë, por siç thotë një zyrtar i BE: “Do të vrisnim që të kishim një qeveri si kjo në Bosnje”. Çmimi për një koalicion të dytë ka qenë pak i pakëndshëm: katër raste për krime lufte ndaj shqiptarëve janë lënë mënjanë.

“Nikolla është thjesht Nikolla,” thotë një mik. Njerëzit e thjeshtë identifikohen me të, ai është si fqinji që keni afër e ndoshta kjo edhe për shkak se ai ka refuzuar rezidencën zyrtarë dhe preferon të jetojë në një apartament të vogël me gruan dhe dy fëmijët e vegjël. Dhe, thekson miku i tij, të fitosh kaq shumë zgjedhje, do thotë se ke bërë diçka në rregull.

Nikolla Gruevski ka dhënë dorëheqje nga drejtimi i partisë VMRO DPMNE, e cila ka qeverisur Maqedoninë deri para qershorit të këtij viti kur drejtimin e vendit e mori Lidhja Social Demokrate e kryeministrit aktual, Zoran Zaev.
Daljen nga gjendja e krijuar, VMRO-ja e sheh në një amnisti për të gjitha personat e ndaluar po që po ndiqen për dhunën në Kuvend.
/AlpeNews.al/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Dopieta ndaj Bolognas, Bonaventura: Milani i ri po fillon
Previous article Gruaja e Ze Marias: Kisha frikë Shqipërinë, më kanë befasuar

F.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD Aktualitet

"SHPORRNI PARTITË"/ Tension në tubimin para Kryeministrisë, protestuesit përplasen me anëtarë të FRPD

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim Aktualitet

VRASJA E 27-VJEÇARIT NË KAMËZ/ Policia në kërkim të Sadik Llanit: Dyshohet i armatosur, ofrohen 10 mijë euro shpërblim

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT