Kamala Harris ka njoftuar ditën e hënë nëpërmjet një video-je në rrjetet sociale se do të kandidoj për Presidente e Amerikës në vitin 2020.
“Do të kandidoj për Presidente, le ta arrimë së bashku, bashkohu… “ ka shkruar Kamala poshtë videos së postuar.
“Ka ardhur koha për të luftuar padrejtësitë që Trump ka bërë në dy vite. Drejtësia, Mbrojtja, Barazia, Liria, Demokracia , nuk janë vetëm fjalë. Janë vlera që ne si Amerikan duhet t’i gëzojmë dhe tani është moment për ta arritur këtë qëllim sëbashku.E ardhmja e vendit tonë qëndron te Ju, për të ngritur zërin sëbashku dhe të shpalosim dhe të luftojmë për vlerat e vërteta të Amerikës.” ka thënë Harris në video.
Senatorja 54 vjeçare, zgjodhi një ditë feste në SHBA, ku kujtohet lindja e Martin Luther King, për të bërë këtë deklaratë, një simbol që e ka shoqëruar gjithë jetën duke i treguar mënyrën se si duhet të progresoj.
Kamala Harris është lindur në Okaland, Kaliforni nga dy emigrantë të ardhur në Amerikë për të vazhduar karrierat e tyre.Senatorja demokrate është gruaja e pare Afrikane-Amerikane që deklaroi se do të kandidoj për “Shtëpinë e Bardhë” në 2020.
Kariera e saj ka filluar si një deputete dhe ka ndjekur Drejtësi duke u shprehur se gjithmonë ka dashur të ishte aty ku merreshin vendimet.
Gjithmonë e dhën dhe e gatshme për të luftuar padrejtësitë, Harris ka qënë mbështetje dhe për persona pjesë LGBT, duke shmangur në këtë mënyrë krimet e urrejtje.
/AlpeNews.al



