• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është gjyqtari i “hekurt” Ardian Dvorani, i vetmi që nuk iu përkul presionit të Berishës dhe votoi pro dënimit të Metës në 2012
Home
Politikë

PROFIL/ Kush është gjyqtari i “hekurt” Ardian Dvorani, i vetmi që nuk iu përkul presionit të Berishës dhe votoi pro dënimit të Metës në 2012

23 February, 2021 Delo.autor Breaking News, Politikë

Departamenti Amerikan i Shtetit ka shpallur ish-kreun e KED dhe ish-anëtarin e Gjykatës së Lartë, Ardian Dvoranin, mes 12 personaliteteve më të spikatur në luftën kundër korrupsionit në botë. Vlerësimi i Dvoranit nga DASH, duke e përfshirë në listën botërore të 12 heronjve të luftës kundër korrupsionit, është një mesazh i qartë për Ilir Metën dhe Sali Berishën, të cilët prej 8 vitesh kanë nisur një fushatë të egër sulmesh kundër Dvoranit, për arsyen e vetme se gjyqtari i nivelit të lartë refuzoi t’i bindej urdhrit të tyre në vitin 2012, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës. Ky i fundit akuzohej nga prokuroria për korrupsionin pas shfaqjes me zë dhe figurë, me një bllok në dorë, duke bërë pazare në zyrën e Dritan Priftit me pasuritë publike, emërimet në administratë dhe duke treguar se si komandonte Gjykatën e Lartë. Ardian Dvorani ishte i vetmi që nuk iu përkul presionit të Sali Berishës, për të votuar pro pafajësisë së Ilir Metës, siç bënë Gani Dizdari, Majlinda Andrea, Arjana Fullani dhe Guxim Zenelaj, të cilët i ‘përlau përroi’ i Vetingut.

Po kush është Ardian Dvorani, gjyqtari i parë shqiptar i vlerësuar për luftën kundër korrupsionit në nivel global nga DASH? Ardian Dvorani ka lindur në Korçë, më 20 shkurt 1966. Ai është diplomuar për juridik në Universiteti e Tiranës, Fakulteti i Drejtësisë, në vitin 1988. Nga viti 1988 ka deri në vitin 1991 ka punuar si prokuror në Shkodër. Në vitet 1991-1994 ai ka qenë këshilltar ligjor pranë INSIG, ndërsa në vitet 1994-1998 ka punuar si avokat. Në vitet 1998-1999, Dvorani kreu detyrën e këshilltarit ligjor pranë Këshillit të Ministrave dhe më pas ka ushtruar detyrën e drejtorit të Drejtorisë së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, funksion të cilin e ka mbajtur deri në vitin 2005. Ardian Dvorani u emërua anëtar i Gjykatës së Lartë më 17 shkurt 2005. Më parë, ai ka qenë edhe kryetar i delegacionit shqiptar në GRECO si dhe anëtar i përhershëm i grupit negociator për Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit me Bashkimin Europian për çështjet e drejtësisë dhe ato të punëve të brendshme. Pas emërimit në Gjykatë të Lartë, Dvorani ka qenë kryetar i Komisionit të Përmirësimit të Vazhdueshëm Profesional të Konferencës Gjyqësore Kombëtare dhe nga nëntori 2005, edhe anëtar i Këshillit Drejtues të Shkollës së Magjistraturës.

Ardian Dvorani ishte ndër të pakët gjyqtar të nivelit të lartë që kaloi me sukses procesin e Vetingut, madje pa asnjë mëdyshje dhe njollë, në të tre kriteret. Duke qenë anëtari i vetëm në Gjykatën e Lartë, Dvorani u zgjodh për dy mandate në krye të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, përkatësisht në vitin 2019 dhe 2020. Mandatin e dytë, Ilir Meta arriti t’ia ndërpriste në mes, në qershor 2020, në bashkëpunim me KLGJ, që pranoi kërkesën e Metës për ta shkarkuar Dvoranin nga detyra. Aktualisht Dvorani është gjyqtar në Apelin Administrativ.

Përplasja me Ilir Metën

Përplasja e Ilir Metës me Ardian Dvoranin i ka rrënjët në janar të 2012, ku Dvorani votoi pro dënimit të Ilir Metës me dy vite për korrupsion. Konflikti u rindez në fund të vitit 2019, kur Meta akuzoi Dvoranin për komplot dhe se po i merrte kompetencat për emërimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Meta akuzoi Dvoranin se kishte shkelur ligjin duke i dërguar një listë të ngjashme si Kuvendit dhe në të njëjtën kohë, me emrat e kandidatëve për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese. Lista detyroi Ilir Metën të shkelte ligjin, duke emëruar në Kushtetuese të besuarën e tij, Marsida Xhaferllari, jashtë afatit 30 ditor dhe në kushtet kur në vend të saj ishte emëruar automatikisht Arta Vorpsi, e renditur në krye. Meta refuzoi betimin e Vorpsit, ndërsa emëroi Xhafellarin, e cila jo vetëm nuk kishte kaluar Vetingun, por ishte renditur në vend të katërt në listë, pra në pozicion jo fitues.

Për të përligjur këtë skandal, Meta, në koordinim me Berishën, nisën një fushatë sulmesh ndaj Dvoranit, shoqëruar me padi penale për akuza të ndryshme. Në prill të 2020, Meta kërkoi shkarkimin e Ardian Dvoranit, kërkesë e cila çuditërish u pranua në qershor me shumicë votash nga Këshilli i Lartë Gjyqësor.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ZGJEDHJET E 14 SHKURTIT NË KOSOVË/ KQZ tregon kur mbyllet rinumërimi i votave, ja kur pritet të dalë rezultati final
Previous article ANALIZA/ Çfarë i mungon Kosovës në diplomacinë e jashtme

Delo.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga Aktualitet

AKSIDENT I RËNDË NË KORÇË/ Ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat Aktualitet

ATENTAT ME EKSPLOZIV NË KAMËZ/ I vendos në derën e banesës së një 36-vjeçari me precedentë! Ja për çfarë hetohet, dy pistat

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë Breaking News

"S'KAM FOLUR KURRË ME TRUMP PËR ZVËRNECIN"/ Nga projekti te ‘dorëheqja’, Rama: Kur Shqipëria të futet në BE, do shpëtoni nga unë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT