• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Kush është Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi
Home
Politikë

PROFIL/ Kush është Dritan Abazoviç, kryeministri i parë shqiptar i Malit të Zi

28 April, 2022 F.autor Breaking News, Politikë

Dritan Abazoviç është nga sot kryeministri i shtatë i Malit të Zi, por i pari kryeministër shqiptar i shtetit të vogël ballkanik.

Qeveria e pakicës me kryeministër Abazoviç u zgjodh këtë të enjte, më 28 prill, në Kuvendin e Malit të Zi në Cetinje me 45 nga 81 vota. Tre përfaqësues të socialdemokratëve votuan kundër.

Por kush është Dritan Abazoviç?

36-vjeçari u lind në 1985 në Ulqin në një familje shqiptare, familja Abazi. Pas përfundimit të shkollës fillore dhe të mesme në Ulqin, Abazoviç vijoi studimet e larta në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Sarajevës ku u diplomua dhe kreu doktoraturën në vitin 2019. Studimet të tjera Abazoviç i kreu në Norvegji dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pasi u kthye në Malin e Zi, Abazoviç nisi fillimisht punën si mësues në një gjimnaz të Ulqinit, më pas do të drejtonte televizionin Teuta për dy vitet e ardhshme.

Abazoviç është drejtues u partisë URA (United Reform Action; Aksioni i Përbashkuar për Reforma).

Abazoviç e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por për zhgënjimin e shumë shqiptarëve, ai nuk shquhet për ndjenja patriotike. Madje shumë nuk kanë ngurruar ta quajnë si “tradhëtar” për shkak të deklaratës së tij në një emision televiziv ku tha se nëna e heroit kombëtar të shqiptarëve, Gjergj Kastriotit, ishte serbe. Më pas ai do të reagonte duke sqaruar deklaratën dhe kërkuar ndjesë.

Për serbët, Abazoviç është një histori dashuri-urrejtje. Dikur politikanët pro-serbë të Malit të Zi por dhe disa në Beograd e mbështetën politikanin e ri shqiptar që në mediat serbe paraqitej si hero dhe mbrojtës i gjuhës e serbëve të Malit të Zi. Ky raport do të ndryshonte thellësisht pas përplasjeve të Abazoviç me partinë pro-serbe të Malit të Zi Fronti Demokratik.

Abazoviç është tashmë kryeministri i tretë shqiptar në Ballkan, pas atij të Shqipërisë dhe Kosovës. Maqedonia e Veriut mbetet i vetmi shtet me një numër të konsiderueshëm shqiptarësh, 29.52% sipas censusit të 2022, që nuk ka patur kurrë një kryeministër shqiptar.

Prioritetet e tij si kryeministër janë lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe përshpejtimi i anëtarësimit në Bashkimin Europian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARALAJMËRIMI i Zelenskyt: T’i japim fund luftës për të parandaluar një krizë ushqimore
Previous article URON ABAZOVIC/ Rama: Kush do e besonte ne në Ballkanin me 6 shtete, 3 prej tyre do kishin kryeministra shqiptarë

F.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend Aktualitet

TEMPERATURAT EKSTREME/ IGJEO: Ja zonat më të rrezikuara për zjarre në vend

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali Aktualitet

"DIL JASHTË TË FLASIM"/ Zbardhet si përfundoi i vrarë me thikë në fyt 24-vjeçari shqiptar në Itali

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë Breaking News

REAGON DASH: Uashingtoni i jep Shqipërisë 302 mln $, marrëveshja historike për modernizimin e ushtrisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT