• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROFIL/ Gruevski, nga komandues i fortë, sot i arratisur pa adresë
Home
Rajon

PROFIL/ Gruevski, nga komandues i fortë, sot i arratisur pa adresë

18 November, 2018 F.autor Rajon

Hungaria i kërcënon refugjatët me burg, nëse hyjnë ilegalisht në vend. Por me sa duket ligji nuk vlen për mikun e Viktor Orbanit, ish-kryeministrin maqedonas në kërkim ndërkombëtar, Nikola Gruevski.

Ai është i dënuar, nuk ka dokumente dhe kërkohet në vendlindje, sepse e ka mashtruar shtetin duke i marrë shumë para. Ai është kreu i një klani kriminelësh dhe me gjasë duhet të ketë në zotërim disa telefona smartphone.

Ai ka shkuar ilegalisht në Budapest dhe ka kërkuar azil, për t’i ikur një dënimi prej dy vjetësh në vendin e tij.

Viktor Orban e pranon krahëhapur këtë refugjat kriminel. Sepse bëhet fjalë për mikun e tij dhe shokun e idealit, Nikola Gruevski që 10 vjet drejtoi fatet e Maqedonisë, si kryeministër.

Orbani thotë, ai nuk do refugjatë, që nuk përshtaten me kulturën hungareze. Por Nikola Gruevski i shkon shumë për shtat kulturës së Orbanit. Të dy janë autokratë, që brenda pak vitesh i kanë shkatërruar strukturat demokratike, të drejtat qytetare dhe lirinë e shtypit në vendet e tyre.

Të dy janë të korruptuar, dhe i kanë bërë shumë të pasur disa miq apo anëtarë të klaneve të tyre. E të dy luftojnë kundër ardhjes së refugjatëve dhe punojnë me teori komplotiste.

Bagazhi që Gruevski mori me vete në Hungari…

Në vitin 2014 ishte Gruevski ai që luftoi, që Maqedonia të shpallej “vend i sigurtë origjine”, po duket se tani ai vetë nuk e po quan vend të sigurtë. Ishte po ai që në marsin e vitit 2016 mbylli kufirin me Greqinë duke e mbyllur kështu edhe itinerarin e Ballkanit.

Për këtë atij i shtrohej qilimi i kuq nga konservatorët e populistët e djathtë në Europë. Kancelari austriak, Sebastian Kurz fluturoi madje në Shkup për të bërë fushatë për të. Në një kohë që lista e akuzave kundër Gruevskit ishte e gjatë. Ai lejoi përgjimet ilegale të dhjetëra mijëra qytetarëve, burgosi gazetarët kritikë, u përpoq të fshihte vdekjen e një të riu, që u eliminua nga forcat e sigurisë, dhe madje edhe për vetë marrëdhëniet “ballkaneze” ishte shumë i korruptuar.

Viktor Orban nuk e vret shumë mendjen për këtë – përkundrazi. Në maj mediat e afërta me Orbanin blenë disa mediat maqedonase, që atëherë u bien daulleve për Gruevskin.

Njeriu që mbylli itinerarin e Ballkanit është vetë një migrant ilegal. Pasaporta e tij u konfiskua nga autorietetet maqedonase për shkak të rrezikut të arratisë, prandaj atij iu desh të kontrabandohej me disa automjete diplomatike hungareze nëpër disa kufij. Ligjet që bëjnë populistët e djathtë me sa duket nuk vlejnë për vetë ata.

A mund t’i ndodhte kjo Nikola Gruevskit?

Sepse nëse Nikola Gruevski do të ishte vetë një refugjat normal, nuk kishte pse të hynte në Hungari. Ai duhet të priste në qendrën e tranzitit në kufirin serb derisa të vendosej për kërkesën e tij.

Kërkesa do të refuzohej, sepse ai nuk mund të paraqiste një pasaportë të vlefshme udhëtimi. Ndoshta Gruevski do të ishte përpjekur në një rast të tillë të udhëtonte ilegalisht përmes Bosnjes deri në kufirin kroat.

Por atje ai do të ngrinte nga të ftohtit në çadrat e improvizuara dhe do të ishte i varur nga aktivistët që ndihmojnë refugjatët, të cilët ai dhe miqtë e tij populistë i kanë kriminalizuar dhe i kanë ndjekur penalisht.

Ndërkohë që në përpjekjen për të kaluar kufirin kroat, mund të kishte ndodhur që policët kroatë t’i kishin thyer ndonjë këmbë, ose mund ta kishin qëlluar, si më 31 Maj, kur u qëllua me armë ndaj një autobusi duke u plagosur dy fëmijë.

Por sigurisht të gjitha këto nuk do t’i ndodhnin, Nikola Gruevskit, sepse ai nuk është refugjat lufte, por një kriminel me influencë. Një autokrat i korruptuar, që ka vjedhur popullin e tij dhe që tani i trembet burgosjes.

Një shaka?

Nikola Gruevski madje ka futur në politikë teorinë më të dashur komplotiste të Viktor Orbanit, ajo që miliarderi hebre, George Soros në prapaskenë lëviz fijet, që të islamizojë Europën përmes emigrantëve. Orbani e bëri të tijën këtë narrativë dhe si temë kryesore të fushatës së fundit elektorale.

Pra burri i dikurshëm i fortë i Maqedonisë, ka dëmtuar keqazi jo vetëm vendin e tij, por ka futur në sallonet e politikës një teori antisemitiste komplotiste. Prandaj mund të paramendohet se trajtimi i kërkesës për azil mund t’i sjellë favore…

Mendoni se kjo është shaka? Jo nuk është. Kur një zëdhënës i partisë hungareze, Fidesz u pyet për Gruevskin, ai tha “Hungaria u ofron të gjithë të përndjekurve mbrojtje, dhe Nikola Gruevski kërcënohet nga qeveria maqedonase, që ndodhet nën influencën e George Sorosit.”

 

Rasti Gruevski hedh dritë mbi një problem bazë të demokracive në Europën Lindore. Pushtetmbajtësit në Hungari, Rumani, Bullgari, Serbi, Mal të Zi e vende të tjera janë të korruptuar e duhet të llogarisin një ditë që edhe mund të burgosen, nëse pushteti i tyre merr fund. Prandaj ata janë të gatshëm të bëjnë gjithçka, që të mbajnë postet e tyre, pa e çarë kokën për shtetin ligjor e demokracinë.

Viktor Orban dhe Nikola Gruevski janë të dy tipi i këtij politikani dhe prandaj është logjike që njëri i hap krahët tjetrit, edhe kur nuk është ndonjë mik i madh i refugjatëve./Deutche Welle

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PËR HERË TË PARË PAS TRE VITESH/ Nëna i shkon Ermalit në emision dhe ja arsyeja (FOTO)
Previous article ANXHELA PERISTERI SHTATZËNË? Flet për herë të parë këngëtarja: Është bekim...(FOTO

F.autor

Postime të ngjashme

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë Rajon

SYTË NGA HAGA/ Nesër shpallet vendimi për ish-krerëve të UÇK-së, çfarë pritet të ndodhë

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë Rajon

KOSOVA BËHET ME QEVERI TË RE/ Kurti zgjidhet kryeministër për herë të katërt, por sa do zgjasë

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër Rajon

"RESPEKTONI GJYKATËN"/ Shasivari për vendimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Ademi shpërthen: Palo-ministër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT