Ervin Salianji, deputeti I partisë demokratike që u ngrit e ra me të njëjtën shpejtësi.
Gjithçka filloi kur student I UET, I sapodiplomuar u zgjodh nga kryetari I Bashkisë Tiranë në 2011, Lulzim Basha si avokat I qytetit.
Figurat e reja në politikë, pëlqen e përqafohen gjithnjë nga të gjithë, e kështu ndodhi edhe me Salianjin.
Menjëherë nis një karrierë që për të do të njihte veç ngritje. I cilësuar që prej fillimet si një nga të përzgjedhurit e Bashës, Ervin Salianji merr mandatin e deputetit.
Këtu fillon edhe kalvari I tij I denoncimeve, ku papritur bëhet pjesë e çështjeve më të nxehta të politikës në vend.
Aty ku kishte ngjarje e zhvillim, ishte Salianji. Njëherë me peshk, njëherë me letra, e madje edhe me gisht të mesit.
I menduar gjithnjë si një nga njerëzit e Bashës, Salianji u mundua edhe të përfshihej në luftën e brendshme midis “gardës së vjetër”, ndonëse kishte pak të bentë me to.
“Babalja”, ishte një nga çështjet me të cilat Salianji u identifikua e për të cilën luftoi shumë në çdo debat e studio televizive. Ndonëse “Babalja” dështoi, u duk se Salianji fitoi.
E kështu, një ngjarje do të sillte tjetrën deri në momentin kur Ervin Salianji filmohet në Kuvend duke dërguar mesazhe që do të ulnin figurën e tij mashkullore, me ofendime dhe dobësi.
Për një moment, nuk kishte më rëndësi kujt po ia dërgonte, por se personi ishte vetë ai.
Këtu nisi edhe rënia e deputetit. Demokratët përreth, të ndjerë të kërcënuar nga hapësira që ky I fundit po merrte zgjodhën ta lënë jashtë, kur me votë në Keshillin Kombëtar Salianji nuk u zgjodh pjesë e kryesisë.
Lulzim Basha, veç se I hoqi edhe postin e sekretarit për aksion opozitar e detyroi edhe të jepte dorëheqjen nga çdo funksion si për të dhënë një standard, që dyshohet se Basha do ta bëntë ndonjëherë vetë.
Deputeti, sekretari, “Babalja”, lufta e brendshme dhe e “brrylave”, mesazhet dhe votimi në Këshillin Kombëtar sollën rënien e menjëhershmë të nje meteori politik në PD.
A do të jetë kjo e përhershme?
Do e tregojnë zgjedhjet e 2021…
E megjithatë deri atëherë ka kohë.
Më shumë sesa për Salianjin për Bashën. Sepse ne PD është treguar se karriera kalon nga zyra e Bashës dhe jo nga ndonjë aftësi e jashtëzakonshme, për të rritur kuotat individuale të politikës brenda strukturave, në media apo në opinionin publik.
Përgatiti: AlpeNews.al