• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROFIL/ Autori i masakrës. Ritvani, “NEVRIKU” që la shkollën e s’kishte shokë
Home
Breaking News

PROFIL/ Autori i masakrës. Ritvani, “NEVRIKU” që la shkollën e s’kishte shokë

12 August, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Masakra e Selenicës mund të ishte parandaluar nëse familja dhe banorët e fshatit do të kishin vlerësuar siç duhet luhatjet emocionale të 24- vjeçarit Ritvan Zykaj. Në fshat ai njihej si tepër “nevrik”, për shkak të sherreve të vazhdueshme që bënte me të tjerët.

Disa madje kanë dyshime se ai mund të ketë pasur edhe probleme të shëndetit mendor. Megjithatë, asnjë nuk e thotë me siguri, as Policia. Ndonëse prokurori ka kërkuar një ekspertizë mjekësore për të vërtetuar nëse ka apo jo probleme mendore, deri tani zyrtarisht nuk konfirmohet nëse ka apo jo.

Për këtë shkak, edhe në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, të afërm të tij i jepnin porosinë “mos bëj fjalë me njeri, sidomos me kushërinjtë”. Ndonëse sjelljet e tij agresive i dinin të gjithë, nuk rezulton që familja apo të afërm të tij të kenë kërkuar ndihmë në institucionet përkatëse të Shëndetit Mendor.

Zyrtarisht, Policia thotë se ai nuk kishte një kartelë të hapur, çka konfirmon se ndonëse ishte një person që paraqiste rrezikshmëri, nuk ishte identifikuar si i tillë nga autoritetet përkatëse.

BANORET

Siç banorët konfirmojnë, Ritvani ka pasur sjellje disi antisociale që në fëmijërinë e tij. Ai kreu vetëm katër vjet klasë dhe më pas nuk pranoi ta ndiqte arsimimin më tej. Nuk i pëlqente të shoqërohej me njeri dhe nuk kishte asnjë shok në fshat. Ai nisi një jetë të izoluar, kryesisht me bagëtinë në mal. Në fshat i konsideronte të gjithë “kundër”, çka dyshohet të ketë ndikuar në përforcimin e agresivitetit të tij.

Të gjitha vjedhjet i adresoheshin atij. I kishte bërë ai apo jo, pak rëndësi kishte. Të gjithë e drejtonin gishtin tek ai për çdo gjë që ndodhte në fshat. Ritvani ishte i vetmi i dyshuar për gjithçka, kur zhdukeshin pulat, bagëtitë apo ndonjë send tjetër. Pikërisht për arsye të sjelljeve të tij, banorët e konsideronin atë si “delja e zezë”. “Kriminel…”. “Psikopat…”

Kështu e cilësonin dje në fshat të riun, që mori jetën e tetë familjarëve. Përshkrimi që ata i bëjnë 24-vjeçarit të çon drejt dyshimit se ai mund të ketë pasur problematika të hershme në shëndetin e tij mental.

Por askush në lagjen “Resulaj” nuk di të flasë me një terminologji tjetër përveç përkufizimit të tij si “nevrik”. Ata s’janë në gjendje të japin argumente më tej nëse kanë shquar tek ai shenja depresioni, apo ndonjë problem tjetër të kësaj natyre. “Ishte nevrik. Jetonte i izoluar. Nuk kishte shokë. La shkollën që në klasën e katërt. Që fëmijë rrinte vetëm në pyll me bagëtinë”.

Me dy fjalë e mbyllin të gjithë përshkrimin rreth një profili të mundshëm të 24-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VDESIN NË TË NJËJTËN KOHË/ Dy vëllezërit e ngjashëm bënë gjithçka së bashku
Previous article BRITANIKU PARANDALON 20 VRASJE/ Qëlloi me snajper prej më shumë 2 mijë metrash

F.autor

Postime të ngjashme

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku Aktualitet

PËRLESHJE TË "KALAJA" E TIRANËS/ Plagoset me thikë 39-vjeçari! Autorët arratisen, Policia vihet në ndjekje, mister shkaku

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim Aktualitet

DOKUMENTI/ Rregullorja e re hyn në fuqi më 1 shtator, GJKKO: Media s’ka të drejtë automatike për filmim dhe transmetim

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi Aktualitet

"NËSE EVITOHEN PARREGULLSI DO TË MERREN MASA"/ 37-vjeçarja shtatzënë ndërroi jetë rrugës për në Tiranë, reagon MSH: Do të hetohet i gjithë procesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT