• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROFESIONET MË TË KËRKUARA NË VEND/ Kryeson fasoni dhe call center
Home
Ekonomi

PROFESIONET MË TË KËRKUARA NË VEND/ Kryeson fasoni dhe call center

18 April, 2022 s.autor Ekonomi

Numri total i punonjësve të rinj që do të shtohen gjatë këtij viti është vlerësuar në rreth 44 mijë persona, ose 10,8% të forcës aktuale të punës, sipas të dhënave nga Agjencia Shtetërore e Punësimit dhe studimeve të Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, të realizuara nga PNUD.

Industria e prodhimit të veshjeve kontribuon më së shumti, teksa call center shihet të jetë sektori më aktiv për të rekrutuar punonjës të rinj, i ndjekur nga guroret dhe shërbimet administrative.

Vetëm sektori fason këtë vit kërkon 20 mijë punonjës shtesë. Ndërsa i gjithë sektori i Call Center, duke përfshirë bizneset e mëdha e të vogla të kësaj fushe, kanë shprehur preferencat të punësojnë rreth 1000 punonjës të rinj këtë vit.

Pas rrobaqepësive dhe punonjësve të call center, duket se kamerierët janë profesioni më i ofruar në vend. Punëdhënësit janë pesimistë për gjetjen e punonjësve të rinj, sidomos në disa aktivitete specifike të shërbimeve, si informacioni dhe komunikimi dhe punonjës profesionistë, shkencorë dhe teknikë. Më e lehtë për të gjetur punonjës është në Rajonin Qendror sesa në tre rajone të tjera të Lindjes, Jugut dhe Veriut. Punëdhënësit deklaruan se e kanë të vështirë për të gjetur punonjës me aftësi, përvojë, korrektesë, integritet dhe motivim për llojin e punës që bëjnë.

Banka Botërore, në një studim të fundit, tha se përmirësimi i aftësive për disa profesione në tregti dhe shërbime mund të realizohet nëpërmjet trajnimeve të shpejta. Disa vende zhvilluan shpejt programe të shkurtra trajnimi për të adresuar presionet e menjëhershme të kërkesës, shkaktuar nga pandemia COVID-19. P.sh. në Mbretërinë e Bashkuar u aplikuan trajnime për të rinjtë e papunë, për të dhënë ndihmën e parë mjekësore në raste të urgjencave. U krijua një grup punonjësish që kontrollonin komunitetet për zbatimin e masave të distancimit social. Trajnimet që zgjatën dy javë, krijuan një fuqi të aftë që vlejti për menaxhimin e pandemisë në Britani.

Në Shtetet e Bashkuara, po zbatohen programet “Rapid Skilling”, që synojnë tranzicionin profesional dhe teknik për të zhvendosur punëtorët në profesione aktualisht të kërkuara. Industritë e shërbyera përfshijnë prodhimin, logjistikën dhe shpërndarjen, shitjen me pakicë dhe profesionet e lidhura me sigurinë industriale. Programet synojnë veçanërisht të rriturit me aftësi dhe të ardhura të ulëta. Trajnimi mund të zgjasë 5-7 orë dhe rezulton në një kredencial të njohur edhe CV-të e tyre.

Programi “Punëtori Sezonal i Përhershëm” në Kroaci ofron mbështetje financiare për punëtorët sezonalë në periudhën jashtë sezonit dhe lejon përfituesit të marrin pjesë në programet arsimore dhe trajnime të ofruara nga shërbimet publike kroate të punësimit në periudhën jashtë sezonit.

Në Shqipëri, bujqësia dhe turizmi janë një kontribuues i madh në ekonomi dhe një burim i rëndësishëm punësimi. Gjithashtu sektorët janë ofrues të mëdhenj të punës sezonale, ndaj trajnimet mund të rrisin mundësinë për punësim të përhershëm dhe të rrisin produktivitetin për punonjës./Monitor

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "DUKET SE NUK KE LUAJTUR ME MË TË MIRIN"/ Aguero ndez polemikat me mesazhin kundër CR7
Previous article "MUND TË KETË PATUR..."/ Arbër Hajdari flet për Donald Veshajn: Beatrix ishte pëlqim i momentit, kurse me Borën…

s.autor

Postime të ngjashme

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës Ekonomi

18 VITE PUNË PËR TË BLERË NJË SHTËPI/ Tirana ia kalon edhe Parisit, Vjenës e Londrës

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero Ekonomi

MIRATOHEN KREDITË E BUTA PËR PUNONJËSIT E ADMINISTRATËS/ Ministrja Ibrahimaj: 300 kuota të lira, me normë interesi zero

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë Aktualitet

NUK KA MË PARKIME FALAS/ Bashkia Durrës i bën të gjitha rrugët me pagesë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT