• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROFESIONET MË TË KËRKUARA NË SHQIPËRI/ Rekordin e mban puna në “Call Center” dhe ajo e kamarierit
Home
Ekonomi
Portret

PROFESIONET MË TË KËRKUARA NË SHQIPËRI/ Rekordin e mban puna në “Call Center” dhe ajo e kamarierit

19 August, 2018 k.autor Biznes, Ekonomi, GoodNews, Movers, Portret

Profesionet më të kërkuara nga tregu i punës aktualisht janë operatorët për call center, punonjës për rrobaqepësite, fabrikat e këpucëve, kamarierë dhe banakierë, teknik minerash dhe ndërtimi, shoferë pastrues etj. Këto kryesojnë top listën e profesioneve për të cilat tregu ka nevojë, teksa ka shumë pak kërkesë për punonjës më kualifikim të lartë dhe sidomos për teknologjinë.

Lista e profesioneve më të kërkuara edhe për vitin në vijim u formulua pas një ankete që Programi i Zhvillimit të Kombeve të Bashkuara, PNUD bëri me më shumë se 2600 biznesë në të gjitha qarqet e vendit. Anketa e cila u kryesua nga ekspertë të INSTAT zbardhi listën e nevojave që paraqet tregu aktualisht dhe në periudhë afatmesme.

Lista e profesioneve më të kërkuara reflekton modelin e ekonomisë së Shqipërisë, e cila është e është e orinetuar nga shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe sektorët me vlerë të ulët, të tilla si sektori fason dhe tregtia me pakicë. Në kushtet aktuale punonjës me kualifikim të lartë kanë shumë pak mundësi punësimi, pasi tregu i punës ka ofertë shumë të ulët për këto grup profesionesh.

Kërksa për “punonjës krahu” e ka dekurajuar edhe sistemin arsimor të avancojë në sektorin e shkencës dhe teknologjisë, degë në të cilat arsimi europian po orientohet në ditët e sotshme. Por teksa tregu kërkon punonjës pa aftësi, në universitetet shqiptare rreth 60 për qind e studentëve diplomohen për juridik, ekonomi, arte dhe shkenca sociale.

Sipas të dhënave zyrtare në vitin 2016, kërkesa e bizneseve për të rekrutuar punonjës me arsim të lartë dhe teknikë të mesëm ra me 25% në raport me vitin 2015. Hendeku mësohet të jetë thelluar më 2017. Në zyrat e punës janë regjistruar si punëkërkues 5336 persona me arsimin e lartë vitin e kaluar, por oferta për këtë kualifikim ishte vetëm 2517 persona.

Nga ana tjetër shumica e ofertave për punë me arsim të lartë janë për pozicione që i mbulon arsimi profesional. Bie fjala një punonjës kase në bankë nuk ka pse të jetë me shkollë të lartë, ashtu si dhe një llogaritar mund ta bëjë një person me arsim të mesëm. instalimet elektrike në pallat mund t’i bëjë një teknik i mesëm.

20 profesionet me të kërkuara në Shqipëri
1Operator për call center
2Operatotë për makinë qepesë
3Kamarierë dhe baristë
4Këpucar (fabrike)
5Teknikë ndërtimi
6Teknikë minierash
7Shoferë
8Pastrues dhe ndihmës shtëpie
9Shites
10Punonjës sigurie
11Hekurkthyes dhe punonjës metalesh
12Inxhinier teknik
13Ekspert iT
14Operatorë për makina ushqimore
15Agjentë shitjesh
16Llogartitare dhe ekonomiste
17Inxhinier
18Mekanik
19Kuzhinier
20Punonjes te drurit per mobileri
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U FEJUA LORI HOXHA? Kjo FOTO sapo na bëri të rrisim dyshimet tona
Previous article TRAGJIKE NË KORÇË/ 65 vjeçarja gjendet e VARUR në pemë. Shkak bëhet...

k.autor

Postime të ngjashme

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve Ekonomi

DIVA 2025/ Mbi 2 mijë prindër pritet të përfitojnë kompensim për arsimin e fëmijëve

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg Ekonomi

BORDI I TRANSPARENCËS NDRYSHON ÇMIMET/ Sa do të kushtojnë nafta e benzina në treg

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore Ekonomi

STUDIMI/ Shqipëria e dyta më e shtrenjta në Ballkan për qiratë ditore

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT