• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRODUKTET E DUHANIT/ Braçe dhe Gjonaj kërkojnë ndryshim të ligjit: Më pak akses e më shumë gjoba
Home
Politikë

PRODUKTET E DUHANIT/ Braçe dhe Gjonaj kërkojnë ndryshim të ligjit: Më pak akses e më shumë gjoba

10 April, 2024 s.autor Politikë

Për të blerë apo shitur duhan dhe cigare, qofshin ato elektronike, apo shisha e nargjile, mund të mos jetë më kaq e lehtë. Një projektligj i propozuar nga deputetët Erion Braçe dhe Etilda Gjonaj, synon të disiplinojë tregtinë e këtyre produkteve.

Dy socialistët kërkojnë disa ndryshime në ligjin aktual, duke ndaluar reklamimin apo sponsorizimin në çdo formë për produktet e duhanit, për të vështirësuar sa më shumë aksesin tek to të personave nën 18 vjeç: “Ndalohet shitja ose furnizimi, për qëllime tregtimi, i produkteve të duhanit, i cigareve, cigareve elektronike, shishave/nargjileve personave nën moshën 18 vjeç. Ndalohet ofrimi falas ose shitja e tyre me ofertë, i produkteve të duhanit, cigareve, cigareve elektronike, shishave/nargjileve, personave nën moshën 18 vjeç. Të gjitha pikat e shitjes duhet të pajisen me tabelë të dukshme dhe të lexueshme, ku të shkruhet: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit, cigareve elektronike, shishave/nargjileve personave nën 18 vjeç”.

Deri më tani, shitblerja e produkteve të duhanit mund të bëhet me lehtësi, ku nga cigaret e deri tek shishat i gjen në çdo market apo kioskë. Por, projektligji kërkon ta disiplinojë edhe këtë aspekt, duke mos lejuar shitblerjen në ambiente të caktuara: “Ndalohet shitja e produkteve të duhanit, cigareve elektronike, shishave/nargjileve: a) në institucionet shëndetësore; b) në institucionet arsimore; c) në institucionet sportive; 9) në makinat shitëse automatike; d) me anë të vetëshërbimit; dh) në rrugë nga shitësit ambulantë; e) nëpërmjet shërbimit postar”.

Braçe dhe Gjonaj kërkojnë ndërhyrje edhe në Kodin Penal për të ashpërsuar ndëshkimin e shkelësve të ligjit. Duke filluar nga gjoba e deri tek burgu për shitësit e produkteve të duhanit te personat e mitur: “Kur si pasojë e kryerjes së veprës penale të parashikuar në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, ka ardhur si pasojë dëmtimi i rëndë i shëndetit te të miturit, dënimi është nga 4 deri në 8 vjet burgim. Kur si pasojë e kryerjes së veprës penale të parashikuar në paragrafin e parë dhe të dytë të këtij neni, ka ardhur si pasojë vdekja e të miturit, dënimi është nga 8 deri në 16 vjet burgim”.Në relacionin shoqërues, dy socialistët sqarojnë se ndryshimet ligjore që kërkohen prej tyre përafrojnë legjislacionin tonë me Bashkimin Evropian.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article EKSTRADIMI NË SHQIPËRI I ERVIN SHAHINIT/ Vrasësit të taksistit pas 20 vitesh në arrati, reagon vajza e viktimës: Më keni kthyer...
Previous article DYSHOHET SE ABUZUAN ME TAKSAT PËR NDËRTIMET/ Pezullohen nga detyra 4 punonjës të bashkisë Korçë

s.autor

Postime të ngjashme

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja Politikë

“S’ËSHTË VETËM PROBLEM SHQIPTAR”/ Rama prezanton 6 pikat e Programit Kombëtar të Strehimit: Banesa sociale edhe nga konfiskimet, mbështetje familjeve të reja

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë… Breaking News

GJYQTARËT KALLËZUAN MALAJN NË SPAK PËR PAGAT/ Rama: Mungon emri im dhe i ministrit të Drejtësisë…

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë Politikë

NGA NDËRTIMET TEK LEGALIZIMET/ Rama zbardh diskutimet në mbledhjen për “Praninë Besnike”, porosia: Njerëzit duhet të ndihen të qetë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT