• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROCESI LIGJOR NDAJ ERION VELIAJT/ Firma e avokatisë në SHBA publikon raportin e tretë: Kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave. SPAK po cenon gjykimin e drejtë
Home
Breaking News

PROCESI LIGJOR NDAJ ERION VELIAJT/ Firma e avokatisë në SHBA publikon raportin e tretë: Kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave. SPAK po cenon gjykimin e drejtë

13 March, 2026 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Kasowitz, një firmë e madhe avokatie në Shtetet e Bashkuara, ka publikuar raportin për procesin ligjor ndaj kryetarit të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, i cili prej më shumë se një viti ndodhet në qeli.

Raporti kritikon SPAK se po cenon të drejtën për një gjykim të drejtë, ndërsa thekson se kryebashkiaku nuk ka akses të plotë të provave.

Pjesë nga raporti:

Vihet në pah përpjekjet e prokurorisë Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), për të cenuar të drejtën e Veliajt për një gjykim të drejtë. SPAK i ka bllokuar vazhdimisht Veliajt mundësinë për të pasur akses dhe për të shqyrtuar rreth 60,000 faqe prova për t’u përgatitur për gjyqin ndaj tij. Për më tepër, SPAK ka kufizuar mënyrën dhe mjetet përmes të cilave avokati i caktuar nga shteti për Veliajn mund të komunikojë me të lidhur me provat, dhe të përgatisë mbrojtjen e tij. Vetëm më 9 mars Gjykata e Shkallës së Parë, e përbërë nga një trup gjykues prej tre gjyqtarësh, hodhi poshtë qëndrimin e SPAK-ut, duke e urdhëruar këtë të fundit t’ia dërgojë dosjen e provave Kryetarit Veliaj për shqyrtim dhe duke shtyrë gjyqin për dy javë. Ndërsa, ky vendim përfaqëson një hap në drejtimin e duhur, mbetet për t’u parë nëse Veliaj mund realisht të shqyrtojë dhe përpunojë një volum kaq të madh provash brenda një periudhe kaq të shkurtër kohe.

Së dyti, SPAK vazhdon të paraqesë argumente të pabazuara për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit të Kryetarit Veliaj para gjykimit. Së fundmi, SPAK përmendi aktivitetet lobuese të Veliajt si bazë për të zgjatur ndalimin e tij. Megjithatë, lobimi nuk është ndër kriteret e përcaktuara për të justifikuar ndalimin e një të pandehuri. Ka vetëm një arsye pse SPAK e ka përdorur atë për këtë qëllim: për të ndëshkuar dhe për t’u hakmarrë ndaj Kryetarit Veliaj për ushtrimin e të drejtës së tij demokratike për t’iu drejtuar institucioneve me kërkesa, gjë që në fakt ka nxjerrë në pah shkeljet e shumta të procesit të rregullt ligjor nga SPAK në çështjen e tij.

“Mbështetja e SPAK-ut tek aktivitetet e ligjshme të avokimit dhe lobimit për të justifikuar vazhdimin e ndalimit të paligjshëm të Kryetarit Veliaj në Shqipëri është thellësisht shqetësuese,” tha Daniel Fetterman, partner në Kasoëitz LLP dhe këshilltar ndërkombëtar i Veliajt.

“Peticionet drejtuar qeverive dhe të folurit publikisht për çështjen e tij është një e drejtë themelore demokratike dhe jo një bazë për burgosje apo ndëshkim. Pas më shumë se një viti paraburgim dhe shkeljeve të tjera serioze të procesit të rregullt ligjor në çështjen e Kryetarit Veliaj, është e përshtatshme që qeveria amerikane,  e cila ndihmoi në krijimin dhe këshillimin e SPAK-ut, të shqyrtojë se çfarë ka ndodhur dhe pse po ndodh kjo. Me anë të letrave drejtuar Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Departamentit të Drejtësisë, pikërisht këtë po kërkojmë të bëjmë.”, theksoi ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KONFLIKTI NË LINDJEN E MESME/ Ministri Hoxha: Në kontakt me partnerët ndërkombëtarë për operacione evakuimi
Previous article E PËSON KEQ/ Arrestohet 38-vjeçari nga Kosova: Tentoi të trafikonte armë zjarri në Shqipëri

s.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët Breaking News

"SHQIPËRI E RE"/ Vijon marshimi, protestuesit kalojnë mes makinave, duartrokiten nga qytetarët

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë Aktualitet

PAMJET/ Flakët përfshijnë sërish venddepozitimin e mbetjeve urbane në Vlorë

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti Aktualitet

KRIJOHET "BESLIDHJA E TIRANËS"/ Studenti jep lajmin nga protesta: Do të krijojmë disa parti

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT