• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 18 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

18 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROCESI I ZGJERIMIT MUND…”/ Rama me Presidentin e Këshillit Europian: Mbyllim negociatat e anëtarësimit brenda 2027-ës
Home
Politikë

“PROCESI I ZGJERIMIT MUND…”/ Rama me Presidentin e Këshillit Europian: Mbyllim negociatat e anëtarësimit brenda 2027-ës

15 May, 2025 s.autor Breaking News, Politikë

Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, se “Tirana do të përfundojë negociatat e anëtarësimit në BE, brenda vitit 2027”.

Duke treguar detaje nga biseda “kokë më kokë” me zyrtarin e Brukselit, Rama tha se “BE është në një gatishmëri më të lartë për të pranuar edhe anëtarë të tjerë”.

Edi Rama: Presidenti i KE është përsëri në Tiranë dhe është një kënaqësi e veçantë për ne dhe, ndoshta edhe personalisht, është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur, i dashur. Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin që nesër do të jetë i pranishëm në takimin në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Natyrisht që diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Europian dhe Bashkimin Europian: për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 të tjerë do të hapen ditët në vijim, synojmë t’i hapim të gjitha brenda këtij viti, dhe siç e kam ndarë edhe publikisht gjatë gjithë fushatës, plani i përbashkët me BE dhe i mbështetur me vendet anëtare është të mbyllim negociatat brenda 2027. Është një plan ambicioz, por një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre dhe BE sot, si asnjëherë më parë, është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe rezultat.

Aspekti tjetër për të cilin folëm me Presidentin është ecuria në tërësi e rajonit, dhe kjo është arsyeja pse BE është në një gatishmëri më të lartë për të pranuar edhe anëtarë të tjerë. Ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi, që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE-së, pa harruar që historia e ka treguar se procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në këtë moment dhe të ngadalësohet nëse humbim vite.

E fundit që dua të theksoj është se më vjen mirë që këtu kemi një mike të shtrenjtë të Shqipërisë. Në fakt, përkufizimi nuk është mike por ish-mike, sepse tani më është shqiptare nga Italia, Frederica Mogherini, që nuk e kuptoj akoma pse nuk ka bërë aplikimin për pasaportën europiane, vetëm një justifikim ka: që pret të marrë pasaportën europiane të Shqipërisë.
Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VOTA PREFERENCIALE/ Orlando Rakipi drejt humbjes së mandatit, në avantazh Qefalia
Previous article SHERRI NË KZAZ-N NË KASHAR/ Celibashi zbraz qendrën e numërimit, i heq akreditimin vëzhguesve

s.autor

Postime të ngjashme

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta Breaking News

DEBATI/ Gazetarja e CNN e pyet për revoltën popullore, Rama humb qetësinë: S’jeni objektiv! Nuk ka protesta

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit Aktualitet

MERR FUND ARRATIA E NIPIT TË "MIRIT TË XHIKËS"/ Erjon Rama shkon me këmbët e veta në Polici, emri i tij mes biznesmenëve që dyshohet se pastronin paratë e krimit

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane Politikë

"PAGESA ËSHTË KRYER NGA..."/ Berisha pranon se ka lobuar për të marrë vizën amerikane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT