• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROCESI I NUMËRIMIT DERI NË 17:00/ Numërohen mbi GJYSMAT e kutive, ja kush PARTI kryeson
Home
Zgjedhjet 2021

PROCESI I NUMËRIMIT DERI NË 17:00/ Numërohen mbi GJYSMAT e kutive, ja kush PARTI kryeson

26 April, 2021 F.autor Breaking News, Politikë, Zgjedhjet 2021

Deri në orën 17.00 janë numëruar rreth 55.6% e kutive të votimit në të gjithë vendin (2891/5199).

Pas një diference më të lartë në orët e para të mëngjesit, gara mes Partisë Socialiste dhe koalicionit mes Partisë Demokratike dhe LSI-së po bëhet më e fortë. Partia Socialiste kryeson me 2.62 pikë përqindje ndaj koalicionit PD-LSI.

Deri në orën 17.00, Partia Socialiste vijon të jetë në avantazh, me 48.87 % të votave, me një rënie prej rreth 2 pikë përqindje në krahasim me orët e paradites. Socialistët janë më të fortë në qarkun e Vlorës, Elbasanit dhe Beratit.

E dyta është Partia Demokratike, që ka parë një rritje të lehtë, duke arritur në 39.27%. Demokratët janë më të fortë në Kukës, Lezhë e Shkodër.

Lëvizja Socialiste për Integrim ka zbritur nën 7%, pasi në orët e paradites ishte luhatur në nivelet e 7-7.1% . Në orën 17.00 kishte 6.98% të votave.

Surpriza e këtyre zgjedhjeve deri tani është Partia Socialdemokrate, që deri në orën 17.00 kishte marrë 2.11% të votave të përqendruara në dy qarqe, në Shkodër dhe në Tiranë.

Kjo parti ka deklaruar se do të bëjë koalicion me PS-në, duke i dhënë të majtës së PS-së një avantazh 4.75 pikë përqind ndaj koalicionit PD-LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Plas keq sherri për votat në Rrogozhinë, Policia...
Previous article ZGJEDHJET/ Numërohet shumica e kutive në Mallakastër e Patos. Partia Socialiste në avantazh

F.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ Takimet në Aruba të Artur Shehut me trafikantët, si paratë e kokainës u investuan në kulla e resorte

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë Politikë

"S'KA NEGOCIATA..."/ Rama thirrje protestuesve kundër projektit në Zvërnec: U kanë shaluar një rrenë shumë të fortë

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar... Aktualitet

ZHDUKJA E EGLANT KOÇIT/ Merret në pyetje vëllai i "Mand Dhelprës": Armandi ka ndryshuar...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT