• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROCESI I MATURËS SHTETËRORE 2018/ Çfarë i pret MATURANTËT? Nga APLIKIMI për universitete deri tek…
Home
Sociale

PROCESI I MATURËS SHTETËRORE 2018/ Çfarë i pret MATURANTËT? Nga APLIKIMI për universitete deri tek…

2 July, 2018 g.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Rezultatet e fundit të provimeve të Maturës 2018 janë publikuar mesditën e sotme në faqen zyrtare të Qëndrës së Shërbimeve Arsimore (ish-Agjencia Kombëtare e Provimeve pranë MASR).

Lajmi për Rezultatet e Provimeve të Maturës.

Në pamje të parë rezultatet janë ato të cilat përcaktojnë nëse një maturant do të mund të arrijë apo jo degën e preferuar. Por me ndryshimet e fundit në sistemin e gjimnazit, dhe me reformën aq-shumë të diskutuar të arsimit që prej 2016-ës disa gjëra kanë ndryshuar.

Rreth 36 mijë maturantë në të gjithë vendin do të përllogarisin rezultatet e provimeve si ato të detyrueshme (Gjuhë Angleze, Gjuhë dhe Letërsi Shqipe, Matematikë) dhe ato me zgjedhje (që janë dy) për të parë nëse do të renditen në listën fituese të degëve që do të zgjedhin.

Procedura funksionon si dy vitet e mëparshme.

Maturanti gjatë muajit gusht (MASR do të publikojë kalendarin e dative disa ditë më vonë) do të aplikojë nëpërmjet internetit në adresën “UAlbania”. Në këtë portal posaçërisht për maturantët të cilët aplikojnë për universitet janë të dhëna me detaje mënyrat e aplikimit.

Maturanti ka të drejtë të aplikojë deri në 10 profile studimi sipas dëshirës.

RAUNDET DHE PROCESI I ZGJEDHJES

Në vitin e shkuar janë organizuar dy raunde me faza 48-orëshe të cilat zgjatën mjaftueshëm për t’i lënë kohë maturantëve për të rizgjedhur profilet e studimit (ku mund të çregjistrohesh ose jo) sipas dëshirës.

E njëjta situatë mendohet të jetë edhe këtë Maturë. Pas aplikimit në profilet e studimit përgjatë muajit gusht, maturantët do të presin derisa sejcili prej universiteteve të publikojë listën fituese për fillimin e raudit të parë.

KUSHTET E NJË MATURANTI PËR TË APLIKUAR

Kushti më i rëndësishëm është që maturanti të mos ketë marrë asnjë prej provimeve (të detyrueshme ose me zgjedhje) notë nën 4.5, ky është një prej kushteve që aplikimi për në IAL publike dhe private kanë në listat e tyre.

Përfundimi me sukses i shkollës së mesme të përgjithshme ose profesionale është një kusht tjetër i ndjekur nga nota mesatare minimalisht 6, e vendosur me vendim të Këshillit të Ministrave.

Kriteret e vendosura që në muajin janar nga universitetet përcaktojnë kushtin kryesor për të aplikuar në një degë të caktuar, ndërsa ndjekja e studimeve paralelisht në dy degë studimi nuk lejohet për të gjithë.

/AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Gjashtë arsyet për të besuar te kualifikimi në çerekfinale, Zvicra i ka treguesit fantastikë
Previous article NEGOCIATAT ME BE-në/ Komenton Basha: Ja përse NUK U ÇELËN bisedimet. Kjo sepse...

g.autor

Postime të ngjashme

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti... Aktualitet

SPAK KËRKON SËRISH ARRESTIMIN E BALLUKUT? Klodian Braho: Mungesa e masës nuk ndalon hetimin. Për ne deputeti...

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim Aktualitet

DETAJET E PARA/ Policia “çmonton” call center-in në Shkodër, 5 në pranga dhe mbi 15 nën hetim

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative Aktualitet

GJYQI ME PROKURORIN OLS DADO/ Kryebashkiaku Erion Veliaj mbërrin në ambientet e Gjykatës Administrative

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT