• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROCESI I ANËTARËSIMIT NË RRUGË TË MBARË”/ Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë
Home
Nderkombetare

“PROCESI I ANËTARËSIMIT NË RRUGË TË MBARË”/ Von der Leyen në Kiev: Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë

16 September, 2022 s.autor Botë, Nderkombetare

Presidentja e Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen gjatë vizitës në Kiev vlerësoi përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në BE.

“Duhet të them, se procesi i anëtarësimit është në rrugë të mbarë”, tha presidentja e Komisionit të BE-së, Ursula von der Leyen në Kiev (15.09) në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin ukrainas Volodymyr Zhelenskyj në Kiev. “Eshtë impresionuese të shohësh, se me çfarë shpejtësie, vendosmërie dhe saktësie po avanconi ju.” Ukraina mund të mbështetet tek miqtë europianë në krah të saj.

Zhelenskyj tha, se Ukraina dëshiron të hyjë përpara anëtarësimit të synuar në BE në tregun e brendshëm, që mundëson qarkullimin e lirë të mallrave, shërbimeve dhe kapitalit. “Unë jam i sigurt, se kjo do të ndodhë dhe do të jetë një ndër fitoret më të rëndësishme të vendit tonë”, u shpreh me besim Zhelenskyj.

BE-ja në qershor 2022 zyrtarisht e pranoi Ukrainën në grupin e vendeve kandidate.Bisedimet e mëtejshme mund të fillojnë, vetëm pasi vendi të ketë zbatuar reformat në drejtësi dhe në luftën kundër korrupsionit. Kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal javën e kaluar në Bruksel deklaroi, se vendi i tij deri në fund të vitit do të përmbushë kushtet për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit.

Banka e BE për Investimet i paguan Ukrainës një kredi prej mbi 500 milionë euro

Banka Europiane e Investimeve (EIB) i ka paguar Ukrainës një pjesë të paketës së kredisë miliardëshe. 500 milionë eurot e transhit të parë të paketës kanë mbërritur në vendin e sulmuar nga Rusia, komunikoi Komisioni i BE-së. Me këto para do të riparohen rrugët e urat e dëmtuara si dhe infrastruktua hekurudhore. Edhe sipërmarrjet e rëndësishme shtetërore për ndërtimin e rrugëve dhe hekurudhave do të mbështeten.

EIB i ka premtuar Kievit në korrik një kredi prej gjithsej 1,59 miliardë euro, që do të mbështeten me garanci nga buxheti i BE-së. Nga kjo shumë janë parashikuar 1,05 miliardë euro si ndihmë emergjence, për të financuar riparimet – këtu bën pjesë edhe shuma e paguar tani si dhe 540 milionë euro për projektete ekzistuese, që Banka e BE-së i ka mbështetur më parë. Banka e Investimeve i ka paguar më parë Ukrainës edhe kredi emergjence në vlerën mbi 668 milionë euro. Përveç këtyre kredive Ukraina merr edhe para direkt nga BE-ja./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ANALIZA! A ka SHBA-ja mjete për të penguar pushtimin e mundshëm të Tajvanit nga Kina?
Previous article NJË JAVË ASPAK MIRË! 5 gabimet e para të Mbretit Charles pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II

s.autor

Postime të ngjashme

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit Botë

MARRËVESHJA SHBA-IRAN/ Çmimi i naftës bie në nivele rekord. Rifillon trafiku në Ngushticën e Hormuzit

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve Botë

PËRPLASJET TRUMP-MELONI/ Le Pen: Ishte fyese, por nuk besoj se ndikon në prishjen e raporteve të dy vendeve

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund Botë

"IRANI NUK MBLEDH TAKSA NË HORMUZ"/ Trump: Nëse kanë gënjyer negociatat marrin fund

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT