• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 31 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

31 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEMI ME REFUGJATËT/ Qeveria Austriake: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët
Home
Europë

PROBLEMI ME REFUGJATËT/ Qeveria Austriake: Gati për masa mbrojtëse në kufi për emigrantët

3 July, 2018 g.autor Europë, Nderkombetare

Austria tha sot se është e gatshme të zbatojë masa të caktuara mbrojtëse në kufijtë e saj, nëse Gjermania miraton kontrolle më të rrepta për emigracionin, të shpallura dje nga qeveria e saj. Në deklaratën e qeverisë austriake thuhet se Vjena “është gati sidomos të marrë masa për të mbrojtur kufijtë jugorë”, që përfshijnë ato me Italinë dhe Slloveninë. Austria nuk thotë se për çfarë masash bëhet fjalë.

Koalicioni qeverisës i Gjermanisë është i ndarë në çështjen e emigracionit: Partia e kancelares Angela Merkel përkrah një qëndrim më mikpritës ndaj emigrantëve, ndërsa partneri i saj bavarez i koalicionit kërkon kontrolle më të rrepta se kush duhet të lejohet dhe kush jo. Mosmarrëveshjet kërcënonin ta nxisnin zonjën Merkel për të kërkuar një koalicion të ri ose për të thirrur zgjedhje të reja.

Por pas disa orë negociatash, ajo dhe zoti Horst Seehofer, udhëheqës i Bashkimit Kristian Social dhe Ministër i Brendshëm, thanë se kishin rënë dakord për një plan që funksionon për të dyja palët.

Marrëveshja parashikon krijimin e qendrave të tranzitit ku do të mbaheshin azilkërkuesit ndërsa bëhet vlerësimi i rasteve të tyre. Nëse zbulohet se kanë aplikuar për azil në një vend tjetër të Bashkimit Evropian, ata do të kthehen në atë vend ose në Austri, në varësi të marrëveshjes me qeverinë austriake.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RREZIKU Whats App/ India po përpiqet të luftojë vrasjet në lidhje me mesazhet në...
Previous article PAKTI ME SERBINË/ Opozita e Kosovës: Duhet të kemi gjërat e qarta lidhur me çfarë duam

g.autor

Postime të ngjashme

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë Botë

PROTESTA/ Franca shton masat për nesër! Ministri i Brendshëm: Grupet e majta radikale po organizojnë dhunë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani Botë

HERA E PARË QË NJË PAPË VOTON/ Zgjedhjet në SHBA, Leo XIV dorëzon fletëvotimin e tij nga Vatikani

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane Botë

DO GAROJ SI PRESIDENTE? Lagarde largohet nga Banka Qendrore Europiane

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT