Këshilli Europian ka vendosur të investojë fonde shtesë në ndihmë të refugjatëve të cilët u drejtohen Greqisë dhe Spanjës.
Sipas informacioneve, UNCHR pritet të investojë mbi 20 milion euro në vendet më të prekura të BE-së nga ky fenomen, siç janë disa ishuj të Greqisë apo pjesa jugore e Spanjës.
KE ka investuar gjithashtu edhe në vitin 2015 në Greqi plot 1.6 miliard euro në ndihmë të pritjes së refugjatëve nga vendet e luftës, teksa për periudhën 2014-2020 janë investuar 1 milard euro në të gjitha vendet e Bashkimit Europian.


