• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Problemi i populizmit nuk ka prekur vetëm Italinë
Home
Europë

Problemi i populizmit nuk ka prekur vetëm Italinë

1 June, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Një intervistë e komisionerit Oettinger dhënë DW, ka shkaktuar reagime të shumta në Itali. Gazetari italian Brunelli komenton për DW.

Natyrisht që po: politika italiane duket për momentin si një film serial i dobët. Tre kryeministra potencialë (Gentiloni, Conte, Cottarelli), që të tre të “ngrirë”, deri sa nuk krijohet ndoshta një qeveri – dikur; një grindje serioze me presidentin e Italisë, në dëm të Kushtetutës; shqetësim i populistëve sipas motos “ata nuk po na lënë të qeverisim”. Këtu duhen shtuar edhe hutimi i partive politike tradicionale, rreziku nga zgjedhjet e jashtëzakonshme për të cilat nuk dihet fare se si mund të rezultojnë si dhe frika nga reagimi i bursës. Por edhe faktin që italianët kaherë janë duke shpenzuar më shumë se sa që fitojnë – dmth. borxhet e shtetit janë në ngritje e sipër. Nga reformat afatgjate dhe të qendrueshme për momentin nuk ka kurfarë gjurme. Aktualisht nuk dihet as kush e ka pushtetin – djathtistët radikalë të Legas dhe populistët e Pesë Yjeve, të cilët paralajmërojnë edhe për mundësinë e largimit nga zona e euros, apo të tjerët. Por fakt është që forcimi i djathtistëve dhe populistëve ka gëzuar shumë persona si Steve Bannon, Viktor Orbán, Marine Le Pen apo madje edhe Vladimir Putin.

Problemi i Evropës

Po, në mbarë botën po flitet këto ditë për Italinë. Ne jemi sërish fëmija problematik i Evropës. Për një “tragjedi greke” shkruajnë komentatorët më të njohur në Itali. Këtu mendohet për problemet e shumta të Italisë me borxhet. Ndërkohë që Italia është ekonomia e tretë më e madhe në Evropë. Njëkohësisht komisioneri për Buxhetin Günther Oettinger tha qartë se “tregjet do t’i mësojnë italianët se cilin duhet ta votojnë”, që Italinë nuk e ndihmon fare. Një shprehje e cila ushqen populistët. Mediat më të mëdha shkruajnë për një fjalor si në “Oktoberfest” apo për “presione” dhe “arrogancë” të “fuqive të mëdha” në Bruksel, Strasburg apo Berlin. Rrjetet sociale janë mbushur me nocionet si “Rajhu i Katërt” dhe tanket gjermane. Gjermania është shndërruar në kokën e shumë njerëzve në një superfuqi imperialiste.

Roberto Brunelli (Privat)Roberto Brunelli

Madje edhe Jean-Claude Juncker ka deklaruar menjëherë se fjalia e Oettinger ka qenë një gabim i madh në komunikim. Nëse dikush është i rrethuar me zjarr, me siguri që nuk duhet të përdorë edhe benzinë. Problemi që nuk e prek vetëm Italinë është – nxitja e populizmit, përhapja e frikës dhe dëmtimi i strukturave të stabilizuara demokratike. Në këtë mënyrë humbet besimi ndaj politikës tradicionale në mbarë Evropën.

Retorika arrogante dhe mungesa e solidaritetit

Sa i përket Italisë, ata të cilët ndjehen tani të lënduar nga fjalët e Oettingerit, duhet të mendojnë për nivelin e lartë të papunësisë, mungesën e investimeve dhe retorikën e vazhdueshme arrogante për “detyrat e shtëpisë”, kursimet dhe shkurtimet sociale, si dhe mungesën e solidaritetit evropian në strehimin dhe sistemimin e refugjatëve. Kësaj i gëzohen politikanët si Bannon apo Le Pen. Ai që nuk e kupton se fuqia e populistëve rritet me shtimin e numrit të gabimeve, nuk e ka kuptuar masën e rrezikut dhe kërcënimet jo vetëm për Italinë.

Po, gjendja është e komplikuar. Ndaj më mirë është të hiqet dorë nga klishetë e rëndomta, për vendet problematike jugore dhe evropianoveriorët kursyes – në Romë, Berlin apo Bruksel.

Roberto Brunelli është redaktor në gazetën “La Repubblica” dhe autori i disa librave, ndër tjerash ka shkruar me 2013 edhe biografinë e kancelares Merkel: “Angela Merkel – Die Sphinx”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Junker kërkon nga Rusia të ndalojë përplasjet
Previous article SUSANNE EICKENFONDER/ Trumpi pendohet për emërimin e ministrit të Drejtësisë

Redaktor2

Postime të ngjashme

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve Botë

BISEDIMET SHBA-IRAN/ Vance flet për “faqe të re” në marrëdhëniet mes dy vendeve

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë Botë

101 METRA DREJT QIELLIT/ Armenia po ndërton statujën më të madhe të Jezusit në botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse Botë

"VETËVRASJE DHE VRASJE TË DYSHIMTA"/ Politologia: Pakënaqësi e përçarje në elitën ruse

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT