• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Problemet serioze me refugjatët mund të vërshojnë edhe Ballkanin. Ja plani i BE për Shqipërinë
Home
Shqipëri

Problemet serioze me refugjatët mund të vërshojnë edhe Ballkanin. Ja plani i BE për Shqipërinë

18 June, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri kroat i Punëve të Brendshme, Davor Bozhinoviç u gjet në Berlin në momentin kur kolegu i tij Horst Seehofer po kalon një periudhë të vështirë politike, për shkak të mosmarrëveshjeve me kancelaren Angela Merkel. Por as kjo nuk pengoi politikanin nga Bavaria që të bisedojë me kolegun kroat për temën që e ngarkon më së shumti – çështjen e refugjatëve. Kjo është tema kryesore momentalisht në Berlin dhe në Bashkimin Evropian.

Evropa Juglindore nën hijen e problemeve
Kroacia pa dëshirën e saj u gjet në qendër të mosmarrëveshjeve mes politikanëve në Gjermani. Nëse Horst Seehofer ia del me politikën e tij për mbylljen e kufijve për refugjatë, Kroacia është ndër vendet e para që do të preket, sepse shumica e refugjatëve kalojnë nëpër këtë vend, në rrugën e tyre drejt Evropës Perëndimore.

Grindjet mes Seehoferit dhe Merkelit kanë arritur pikën kulmore këto ditë. Seehofer kërkon mbylljen e kufijve, ndërsa Merkel arritjen e një marrëveshje me vendet e tjera. Bozhinoviq thotë se me homologun e tij nuk ka pasur ndonjë bisedë konkrete për zhvillimet e mundshme, por konstatoi se “Kroacia nuk do të shndërrohet në hot-spot” për regjistrimin e refugjatëve. Bozhinoviq thotë se Kroacia ka mjete të majftueshme për të evituar që ky vend të shndërrohet në një pikë të këtillë regjistrimi.

Problemet me kufirin
Kroacia mendon se kufitarët e saj po bëjnë një punë të mrekullueshme në ruajtjen e kufijve të jashtëm të BE. “Kroacia ka policinë më të fuqishme kufitare në mbarë Evropën”, thotë Bozhinoviq. Ai shpreson se Gjermania dhe vendet e tjera do ta shpërblejnë këtë angazhim me anëtarësimin e Kroacisë në zonën Shengen. Në këtë segment Kroacia është në gjendje të matet edhe me “të mëdhenjtë”. Për shkak të pozitës së saj gjeografike, Kroacia është gjithnjë e më shumë në qendër të vëmendjes. Mbrojtja e kufijve të saj të jashtëm do të jetë një temë gjithnjë e më interesante. Në veçanti pas marrjes së drejtimit të BE nga Austria, e cila kërkon mbrojtjen e suksesshme të kufijëve të jashtëm. Por mbrojtja e Bashkimit Evropian nënkupton edhe gjëra të tjera – në radhë të parë zhvillimet brenda vendeve të BE-së.

Shqipëria si “hot-spot”?
Vendet e Ballkanit mund të kenë probleme shumë serioze me refugjatët, sepse shumica e tyre kalon pikërisht nëpër këto vende. Ndërkohë që mbyllja e kufirit u krijon atyre probleme shtesë. “Ne kemi biseduar dhe kemi rënë dakord që të ndihmojmë vendet fqinje në Ballkan, që përballen me këto probleme. Këtu në radhë të parë mendoj për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën”, tha ai.

“Investimi për sigurinë e këtyre vendeve ka një influencë pozitive edhe për Kroacinë dhe vendet e tjera të BE”, thotë ministri kroat. Kjo nuk është ide e re. Këto ditë është folur shpesh për krijimin e një pike të regjistrimit (hot-spot) jo vetëm në Afrikën e Veriut, por edhe në Ballkanin Perëndimor, më konkretisht në Shqipëri./dw/

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article “Ylli” i Brazilit kundër arbitrave/ Nuk e meritonim barazimin sepse...
Previous article Fabio Capello flet hapur/ Takticieni italian ka kritika për Pogba dhe Dybala

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë Politikë

VENDIMI/ Qeveria miraton mbi 633 milionë lekë për rindërtimin në Krujë, Kurbin dhe Lezhë

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë Breaking News

DITA E 27 E PROTESTËS/ Qytetarët grumbullohen në sheshin ‘Skënderbej’, pjesa tjetër e stacionuar para Kryeministrisë

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton Breaking News

JEP LAJMIN/ Ministrja Ibrahimaj: Ja sa do të indeksohen pensionet duke nisur nga 1 korriku, kush përfiton

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT