Vettingu duket se I ka futur “tmerrin” gjyqtarëve të korruptuar dhe prokurorëve të korruptuar ose të korruptuar ose të lidhur me krimin.
Rasti I djeshëm i kryegjyqtarit të Shkodrës Arben Zefi I cili dha dorëheqje para se të kalonte në “sitën” e vettingut, ritregoji dhe njëherë se reforma në drejtësi po e bën punën e saj.
Nuk është rasti i parë që frika e vettingut I ka detyruar prokurorët dhe gjyqtarët të të japin dorëheqje perpara se të kalonin në “sitë”.
E nisi ish kreu i akuzës Adriatik Llalla, i cili kishte pranuar postin e kryeprokurorit për tu pasuruar dhe jo për të bërë detyrën që ia kishte caktuar kushtetuta.
Makthi më I madh I “lordëve” të drejtësisë është kontrolli I pasurive të deklaruara dhe mundësi e fshehjes së parave të ardhura nga krimi ose afera. Një pjesë e mirë e gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk e kanë justifikuar pasurinë e tyre dhe janë shkarkuar nga vettingu.
Përveç multimilionerit me emrin Adriatik Llalla një dorëheqje tjetër e bujshme ishte ajo e Mirela Fanës anëtare e Gjykatës së Lartë, bashkëshortja e avokatit të Sali Berishës.
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla
Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla, rasti më i bujshëm dhe më skandali i drejtësisë në vitet e fundit i rëndojnë sot 4 akuza, ku njëra prej tyre eshte “Shpërdorimi i Detyrës”.
AlpeNews.al ishte media e cila botoi skandalet e ish kreut të akuzës.
Në vitin 2016 deklaron se ka shitur një sipërfaqe ullishte 3000 m2 në Mjull-Bathore, në Tiranë, me vlerë 249 000 euro. Llalla thotë se këtë tokë e ka blerë në vitin 2007, me vlerë 1.5 milionë lekë, para të cilat i ka marrë hua nga të afërmit. Po gjatë këtij vitit, Llalla deklaron se ka blerë një tokë arë me sipërfaqe 4500 m2 në Tiranë, me vlerë 4 500 000 lekë.
Në vitin 2003, Llalla deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një shtëpie banimi me sipërfaqe 180 m2, 7 000 000 lekë. Po në vitin 2013, deklaron se është bashkëpronar me 1/3 pjesë i një trualli me sipërfaqe 2600 m2, vlera 3 000 000 lekë. Referuar të gjitha deklaratave të pasurisë, Llalla deklaron edhe një apartament banimi me sipërfaqe 67.2 m2 në Durrës.
Kujtojmë se Adriatik Llalla dha dorëheqjen para fillimit të procesit të Vettingut.
***
Më poshtë, lista e gjyqtarëve dhe prokurorëve që dhanë dorëheqjen, para Vettingut:
Çfarë ndodhi dje:
1. Kryegjyqtari i Shkodrës Arben Zefi
Dy orë para se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit të mblidhej për marrjen e vendimit ndaj kryetarit të Gjykatës së Shkodrës, Arben Zefi në kuadër të Vettingut, ky i fundit ka dhënë dorëheqjen. Ai nuk kalonte asnjë prej tre shtyllave bazë të Vettingut si për pasurinë, aftësitë profesionale dhe kriterin moral. Megjithatë, dorëheqja e Zefit nuk e ka penguar KPK-në të mblidhej të vendoste shkarkimin e kryegjyqtarit të Shkodrës.
Në seancë nuk është paraqitur as avokati mbrojtës Ardian Visha. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit duhet të paraqitet pranë këshillit përkatës dhe jep efektet në fund të muajit. KPK gjeti shkelje sa i takon pasurisë së gjyqtarit Arben Zefi si dhe dyshohej i përfshirë edhe në një aferë korruptive gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit prej tij.
Arben Zefi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1994. Ai ka punuar prej më shumë se 15 vitesh si gjyqtar i Gjykatës së Rrethit Shkodër dhe prej vitit 2014 është emëruar kryetar i kësaj gjykate.
2.Besnik Imeraj ish-anëtar I gjykatës kushtetuese
Besnik Imeraj, duke iu referuar gjithnjë deklaratave të pasurisë të firmosura prej tij, rezulton me një pasuri modeste, në raport me kolegët e tij. Imeraj ka një banesë, të cilën po e shlyen me kredi.
Si të ardhura Imeraj deklaron vetëm pagën e tij dhe të vajzës.
Kujtojmë se Imeraj ishte anëtar i kushtetueses, e cila pas dorëheqjes së këtij të fundit filloi kolapsin.
3.Mirela Fana Ish- anëtare e Gjykatës së Lartë
Ish-anëtarja e Gjykatës së Lartë, Mirela Fana, e dorëhequr para nisjes së Vetingut, posedon disa pasuri të paluajtshme, ndërsa bashkë me bashkëshortin deklarojnë qindra mijëra euro të ardhura në vit, nga pagat dhe bizneset. Zonja, në emrin e saj dhe të bashkëshortit, Neshat Fana, deklaron apartament me sipërfaqe 127 m2 dhe me vlerë 170 mijë euro dhe apartament me sipërfaqe 143 m2 në Tiranë.
Apartamentin e dytë thotë se e ka dhënë me qira, ku për një vit, konkretisht në vitin 2012, deklaron se ka fituar 30 mijë euro. Në vitin 2013, çifti deklaron detyrime të papaguara në vlerën 312 343 euro për një kredi në bankë të nivelit të dytë, pjesë e regjimit martesor.
Por befas, në vitin 2014, ata thonë se e kanë mbyllur këtë kredi, për shkak të shitjes së kredisë në këmbim të vilës në ndërtim, ku detyrimi financiar i shlyer është 335 500 euro, pjesë e regjimit martesor. Në vitin 2013 dhe në vitin 2014, Neshat Fana deklaron të ardhura nga 2F-Grup shpk 80 mijë euro dhe 70 mijë euro. Në vitin 2012, Neshat Fana deklaron 198 mijë euro të ardhura nga puna si avokat.
4.Ish-gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo
Ish gjyqtari i Beratit Shyqyri Çobo, pati probleme me pasurinë, duke nisur nga deklarimi i rremë i vlerës së apartamentit me sipërfaqe 120 m2 në Lagjen Nr. 4, Rr. Skënderbeu, Durrës,
Mosdeklarim i detyrimit dhe shlyerjeve të pagesave për blerjen e apartamentit në shumën 7 900 000 lekë.
Deklarim i rremë dhe mungesë e burimit financiar për krijimin e kësaj pasurie.
Mosdeklarim të llogarisë, vlerave përkatëse dhe burimeve të krijimit të tyre në emër të bashkëshortes në Tirana Bank.
Mosdeklarim të depozitës në BKT, në shumën 1 907 196 lekë dhe burimeve të krijimit të tyre.
5.Ilir Çeliku, ish-gjyqtar i Apelit në Vlorë
Ish gjyqtari i Apelit Vlorë, Ilir Çeliku jep dorëheqjen para nisjes së Vettingut. Të gjithën duket se e ka pësuar nga bashkëshortja e tij e cila ishte aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’.
Problemet:
Bashkëshortja llogari rrjedhëse 105 mijë euro dhe 55 mijë euro nga shitja e pasurisë së paluajtshme.
Shitur pasuria e paluajtshme në Tiranë, 250 mijë euro.
Paga si gjyqtar, 1 278 828 lekë. Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 211 365 lekë.
Paga e bashkëshortes në shoqërinë përmbarimore…, 352 000 lekë.
Të ardhura të bashkëshortes si aksionere në shoqërinë përmbarimore‘Sperd Solution’, 2 589 786 lekë.
Shitja e kuotave nga bashkëshortja në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 000 lekë. Kredi bankare në BKT, në shumën 50 mijë euro.
Shlyer kredia bankare, 2 538 000 lekë. Aksionere në shoqërinë përmbarimore ‘Sperd Solution’, 50 % të kuotave janë dhuruar nga ortaku Ardit Hajdini.
Përgatiti: AlpeNews.al