• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Biznes
  • GoodNews
  • Movers
  • Portret
PROBLEMET EKONOMIKE/ Shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni
Home
Ekonomi

PROBLEMET EKONOMIKE/ Shqetësimi më i madh i shqiptarëve, në nivel më të lartë se rajoni

26 July, 2022 s.autor Ekonomi

Kur janë pyetur qytetarët e Ballkanit se, cili është shqetësimi më i madh ekonomik në shtetin e tyre, shumica e tyre në secilin shtet janë përgjigjur situata ekonomike.

Barometri i Ballkanit në anketën e vitit 2022 ka vërejtur se, vështirësitë ekonomike janë një nga shqetësimet kryesorë të qytetarëve në Rajon, por në Shqipëri ky shqetësim është më i përhapur.
59% e të anketuarve në Shqipëri kanë renditur si problemin më madhor situatën jo të mirë ekonomike, kundrejt 41% të boshnjakëve, 40% të qytetarëve nga Kosova, 57% e maqedonasve, 41% e malazezëve dhe 46% e serbëve që menduan në këtë mënyrë. Ndryshe nga Rajoni Qytetaret e Kosovës dhe Malit të Zi e konsiderojnë si problemin më të madh në ekonominë e tyre, papunësinë.

Situata jo e mirë ekonomike është një realitet edhe për qytetarët që kanë një punë në Ballkan. Kjo për faktin se vendet e Rajonit dhe sidomos Shqipëria vuajnë nga mungesa e produktivitetit në ekonomi, që është bërë shkak për pagesa të ulëta.

Pas situatës jo të mirë ekonomike, papunësia është shqetësimi i dytë më i madh në aspektin ekonomik në vendet e Rajonit, por në Kosovë dhe Malin e Zi është shqetësim kryesor.

Pas situatës së vështirë ekonomike dhe papunësisë, shqiptarët konsiderojnë si problemin e tretë me të rëndësishëm emigracionin dhe sidomos ikjen e trurit.

29 % e shqiptarëve mendojnë se, emigracioni është shqetësues për perspektivën ekonomike të vendit. Në vendet e tjera të Rajonit përqindja e njerëzve që e konsiderojnë emigracionin si problem për ekonominë është më e ulët.

Në Kosovë dhe në Maqedoni 20 e qytetarëve i konsiderojnë problem të madhe ekonomik sistemin shëndetësor.

Zhvillimi ekonomik dhe papunësia mbeten dy pengesat më urgjente në rajon, konsideron Barometri i Ballkanit. Situata aktuale ekonomike konsiderohet sfida më e madhe nga 47% e të anketuarve në Ballkanin Perëndimor.

Nga ana tjetër, papunësia është më e dëmshme për ekonominë, sipas 39% të te anketuarve. Korrupsioni renditet sërish i treti me 27%, ndërsa pesha e e tyre që e shohin emigracionin si një trend negativ është në rritje (18%, nga 13% në 2020).

Besimi në përfitimet socio-ekonomike të anëtarësimit në BE është mbizotërues në rajon, me 60% që e miratojnë pranimin./Monitor/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SEKUESTROHET NJË ARSENAL ARMËSH/ Çfarë ndodhi mbrëmë në zonën e Liqenit Artificial
Previous article GODITJA E GRUPIT KRIMINAL NË TRAFIKUN E...."/ Sekuestrohen 30 kg kanabis të tjera në Korçë, arrestohet një 24-vjeçar! Finalizohet faza e 10 e operacionit

s.autor

Postime të ngjashme

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030 Ekonomi

PUBLIKON BILANCIN E PAGAVE/ Gonxhja: Mesatarja u trefishua që nga 2013, objektivi 1,200 euro deri në 2030

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë Ekonomi

TAKSA E PRONËS/ Shqiptarët do të paguajnë të paktën 100 milionë euro në vit shtesë

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin Ekonomi

PROJEKTLIGJI/ Sa më e shtrenjtë shtëpia, më e lartë taksa, qeveria synon mesatarisht trefishimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT