• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEMET E LËKURËS GJATË VERËS/ Mjekët e QSUT flasin për shtim të infeksioneve
Home
Sociale

PROBLEMET E LËKURËS GJATË VERËS/ Mjekët e QSUT flasin për shtim të infeksioneve

28 August, 2024 s.autor Aktualitet, Sociale

Frekuentimi i plazheve dhe pishinave në disa raste ka sjellë përhapje të infeksioneve të lëkurës.

Sipas mjekëve dermatologë të QSUT-së më të shpeshtat janë infeksionet bakteriale dhe ato mykotike, për të cilat shpesh është kërkuar trajtim spitalor për shkak të agravimit si pasojë e shtyrjes në kohë të mjekimit

“Efektet negative të shtrira në kohë janë infeksionet e lëkurës, të cilat i shohim mjaft të shtuara në këtë periudhë të verës, mbase nga ambienti i pishinave, i shezlongëve, rëra e papastruar mirë apo deti në zona të caktuara të ndotura. Janë problematika të cilat më shumë i hasim në moshën fëminore, infeksione stafilokoksike, impetigjinoze, të cilat pa diskutim kërkojnë trajtim nga mjeku specialist dermatolog në klinikë,” shprehet Migena Vargu, dermatologe në QSUT.

Infeksione të tilla në lëkurë janë shumë ngjitëse, shpjegon doktoresha, dhe në shumë raste kërkohet trajtim i shumëfishtë

“Është tendenca për të kaluar nga njëri fëmijë tek tjetri, pra efekti ngjitës i sëmundjes është shumë i shprehur dhe nuk është çudi që në një familje më fëmijë neve na vjen gjithë familja e prekur nga kjo patologji, ndaj kërkohet trajtim i shumëfishtë,” shton ajo.

Infeksionet e lëkurës nuk mund të vetërajtohen, sipas mjekëve, pasi dëmet shtohen.

“Është e zakonshme që shpesh këto raste thonë ‘shkova në farmaci dhe mora një krem, ma sugjeroi një mik, një shok dhe po e provoj dhe unë’, pastaj shpesh vijnë me një situatë shumë më të komplikuar, mbase edhe të kamufluar, jo me pamjen tipike që do ta ndihmonte mjekun në diagnozën e vet, pra me një komplikacion më shumë të diagnozës primare. Prandaj çdo individ me probleme të lëkurës duhet të drejtohet tek mjeku specialist,” thotë Dr. Vargu.

Mendësia “prit të mbaroj pushimet njëherë” ka bërë që shumë problematika të lëkurës të adresohen me vonesë gjatë muajit shtator, kohë kur në QSUT rritet edhe më shumë fluksi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SËRISH NDRYSHIME NË QEVERI/ Ja kush lirohet nga detyra e zëvendësministrit
Previous article PARALAJMËRON Kremlini: Nëse Ukraina anulon marrëveshjen e tranzitit, çmimet e gazit do të rriten në Europë

s.autor

Postime të ngjashme

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit Aktualitet

QARKULLONIN TË ARMATOSUR NË MAKINË/ Arrestohen 2 shokët në Fier! Në pranga dhe një i tretë, kërcënoi me kallash gjatë sherrit

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana Aktualitet

NDJEKJE SI NË FILMA/ 2 shqiptarë arrestohen për trafik droge! Kokainën e hodhën në kana

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës Aktualitet

DETAJET/ Kapet në ndjekje furgoni me 2500 kubikë kanabisi, në pranga 2 të rinjtë! Do ngrinin plantacionin e drogës në vaun e Dejës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT