• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PROBLEMET E INTEGRIMIT NË SHOQËRI/ Dy ish-luftëtarët e ISIS-it përballen sërish me organet e drejtësisë  në Kosovë
Home
Rajon

PROBLEMET E INTEGRIMIT NË SHOQËRI/ Dy ish-luftëtarët e ISIS-it përballen sërish me organet e drejtësisë në Kosovë

10 November, 2019 k.autor Rajon

Dy nga shtatë të liruarit pas kryerjes së dënimit për pjesëmarrje në luftën e ISIS-it në Siri janë duke u përballur sërish me organet e drejtësisë.

Sipas Shërbimit Korrektues të Kosovës njëri prej tyre është kthyer në paraburgim si i dyshuar për “shtytje në kryerjen e veprave terroriste” dhe i njëjti me vendim të gjykatës ndodhet në arrest shtëpiak që pritet t’i përfundoj brenda muajit nëntor.

Top Channel mëson se personi në fjalë është Fitim Lladrovci nga Drenasi i cili në vitin 2015 u dënua me pesë vjet burg nga Gjykata Themelore në Prishtinë, e po në të njëjtin vit, Gjykata e Apelit ia uli dënimin me tre vjet e gjysmë. Burime të Top Channel brenda prokurorisë tregojnë se hetimet mbi rastin e Lladrovcit kanë përfunduar dhe brenda pak javësh pritet t’i ngritet edhe aktakuza. Ndërsa një personi tjetër tashmë i është ngritur aktakuzë dhe është në procedurë për shpalljen e vendimit gjyqësor. Lidhur me këtë Shërbimi Korrektues i cili ka pasur obligim rehabilitimin e tyre thotë se janë të bindur se kanë ndikuar që të dënuarit të rehabilitohen.

Shërbimi korrektues i Kosovës i ka trajtuar këta persona përmes punës sistematike dhe programeve me qëllim që bindjet e tyre të ndryshojnë. SHKK është e bindur se ka ndikuar përmes programeve që të dënuarit të rehabilitohen dhe të jenë pjesë e vlefshme e shoqërisë. Qëllimi jonë parësor mbetet që përmes programeve të ndryshme rehabilituese të burgosurit e kësaj kategorie të largohen nga ekstremizmi i dhunshëm dhe nga këto ideologji. Lidhur me rrezikun për shoqërinë mbetet të vlerësohet nga institucionet e tjera të sigurisë.

Nga Qendra Kosovare për Rehabilitimit e të Mbijetuarve të Dhunës, Alban Muriqi thotë se rehabilitimi i tyre brenda Shërbimi Korrektues nuk po arrihet mjaftueshëm pasi ata janë vendosur në një objekt të veçantë pa kontakt me të burgosurit e tjerë. Nga këta 7 të liruar, katër ishin të dënuar me nga tre vjet burgim, dy me nga një vit e gjashtë muaj dhe një i dënuar me një vit burgim.

Derisa edhe shtatë të tjerë janë ende duke vuajtur dënimin për pjesëmarrjen në luftën e të ashtuquajturit shtet islamik.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DUELI I PARË ME KAMPIONËT E ITALISË/ Trajneri Pioli përballë Sarrit, synon të thyejë tabunë
Previous article SAMITI I OHRIT/ Vuçiç: Do kemi mundësi që të hyjmë në Shqipëri dhe shqiptarët do hyjnë në Serbi vetëm me letërnjoftime

k.autor

Postime të ngjashme

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë Rajon

KRIZA POLITIKE NË KOSOVË KTHEHET "PIKËN ZERO"/ Abdixhiku pranon dështimin e marrëveshjes për Presidentin: 6 deputetë të LDK s’e votojnë

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve Breaking News

DREJT DETYRËS SI PRESIDENT I KOSOVËS/ Bekim Sejdiu: Do t’i shërbej me përkushtim shtetit dhe qytetarëve

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar Rajon

KOSOVË/ Vetëvendosja dhe LDK arrijnë marrëveshje për Presidentin, ja emri që është propozuar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT