• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEME ME PRONËN/ Vajza i drejtohet nënës: Ti ngrihesh pas 20 vjetësh dhe më nxjerr nga shtëpia
Home
Sociale

PROBLEME ME PRONËN/ Vajza i drejtohet nënës: Ti ngrihesh pas 20 vjetësh dhe më nxjerr nga shtëpia

7 June, 2020 F.autor Aktualitet, Sociale

Seanca e ndërmjetësimit sot në rubrikën “Shihemi në gjyq”, në Tv Klan vendosi përballë njëra-tjetrës nënë dhe bijë.

Shkak për konfliktin midis tyre është bërë prona. Pranvera tregoi në studio se babai i saj në vitin 2010, i dha një magazinë sepse ajo nuk kishte një shtëpi ku të jetonte.

Pavarësisht se prej 20 vitesh jeton aty, pas vdekjes së babait kjo magazinë ka krijuar mjaft konflikt në familje sepse edhe fëmijët e tjerë duan të kenë pjesë.

Nëna është vendosur në një pozitë të vështirë, nuk mund të ndajë dot fëmijët dhe i kërkon vajzës së saj Pranverës që të dalë prej aty.

Por Pranvera nuk pranon sepse aty ka hedhur gjithë pasurinë e saj dhe kjo gjë ka çuar në një konflikt të madh midis tyre.

Pranvera: Vij nga Gjirokastra. Kam një problem dhe kam sjellë mamanë time. Në vitin 2000, babai më ka dhënë një magazinë se ka një pronë dhe atje më futi sepse nuk kisha shtëpi. Në kohën që ne i kërkuam dokumentat babait që të më hidhte magazinën përsipër, ai nuk kishte pronë sepse kishte mosmarrëveshje me vëllanë e tij, që të ndahej prona midis dy pronarëve, babait dhe xhaxhait. Bëmë 6 vjet gjyqe që ne të ndanim pronën, që të merrte babain pronën. Që nga viti 2002 deri në 2008, sa j’ua kam hipotekuar këtë pronën këtyre, e kam marrë me vendim gjyqi të formës së prerë dhe janë hipotekuar në hipotekë, 1715 metra njëri, 1760 metra tjetri, meqë kishte një pjesë të rrugës të xhaxhait.

Eni Çobani: Pse të dha babai këtë magazinën ju? Ndërkohë sa fëmijë jeni ju?

Pranvera: Ne jemi 4, 3 motra dhe një vëlla. Meqë të tërë kishin shtëpi dhe unë nuk isha zonja Eni, rrija me qira dhe më dha një magazinë dhe më tha vajzë meqë je pa shtëpi ti.

Eni Çobani: Nalo e dije ti?

Nalo: Që e vuri në magazinë e di, por që ka bërë prokurë me këtë nuk e di!

Pranvera: Jo zonja Eni, mua vërtet ma bëri prokurën babi, por prokurën ma bëri se unë i dola zot babit. 6 vjet gjyqe unë e kam ndjekur babin nga pas, nuk e kam lënë një ditë dhe kjo tani nuk i lind e drejta mamit, që mua të më nxjerrë nga ajo shtëpi.

Nalo: Për të nxjerrë do dalësh, se kam katër nuk kam një.

Pranvera: Le të kesh katër, unë kam 20 vjet që banoj në atë banesë, tani u kujtove ti? Unë kam derdhur djersën aty, më kanë punuar djali, ti çfarë ke bërë? Pse nuk u ndjeve kur ishte babi gjallë, po ndjehesh tani?

Nalo: Po kur ishte gjallë dhe ishte i paralizuar pse nuk erdhe njëherë ta shikosh? 6 vjet në shesh!

Pranvera:Po si nuk erdha ta shikoja, unë i kam bërë yzmet, kam punuar atje dhe i kam bërë yzmet babit.

Nalo: Tani flet e kapardisur!

Pranvera: Pse flas e kapardisur?

Nalo: Dhe tre vjet ka që ka ndërruar jetë, 9 vjet!

Pranvera: Po çfarë të të bëj unë tani me ma? Tani që ti ngrihesh pas 20 vjetësh dhe më nxjerr  nga shtëpia./tvklan.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DETAJET E PLOTA/ Një nismë për të zvogëluar portofolin e deputetit
Previous article DËSHMIA TRONDITËSE PËR "PËRBINDËSHIN" E KAVOS/ Shqiptarja: Ai abuzoi me mua, më bëri video dhe kërcënoi të më vriste

F.autor

Postime të ngjashme

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj Aktualitet

"TOYOTA YARIS"/ GJKKO kalon për gjykim çështjen në ngarkim të Astrit Vladit dhe Eriona Daupaj

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb Aktualitet

U SHPALL "PERSON I PADËSHIRUAR" NË SHQIPËRI/ Ikballe Berisha i përgjigjet Lamallarit: S’kam çfarë të humb

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit Aktualitet

ASGJËSOHET KANABISI NË SKURAJ/ Arrestohen dy kultivuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT