Gjyqtarja e Apelit të Tiranës Flutura Skënderi është përballur sot me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në kuadër të procesit të Vettingut. Mësohet se gjyqtarja Skënderi është hetuar në të tria kriteret dhe se problemet e konstatuara janë kryesisht në lidhje me pasurinë.
“Sot Skënderi u përball me KPK në seancë dëgjimore publike dhe dha shpjegimet e saj në lidhje me gjetjet e trupës gjykuese. Pjesa më e madhe e raportit lidhej me pasurinë e gjyqtares Skënderi që është prej 17 vitesh në këtë gjykatë. Komisioni tha se ka pasur disa mungesa në deklarimin e pasurisë dhe për marrëdhënies me një shoqëri tregtare. Rezulton se nuk mbulon me të ardhura një shumë prej 2.8 mln lekësh e përllogaritur ndër vite. Problematika u ngritën dhe për shkollimin e vajzës, së pari në Maltë dhe më pas masterin në Britaninë e Madhe. Sipas KPK nuk ka pasur mundësi për të mbuluar shpenzimet e vajzës. Sa i përket figurës morale zonja Skënderi është konsideruar e përshtatshme për zhvillimi ne detyrës. Për aftësitë profesionale u ngritën dy problematika. Vendimi për gjyqtaren Skënderi do të merret më 23 korrik”, deklaroi Lala.


