• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PROBLEMATIK PREJ VITESH/ Nga arrestimi i Stresit të mërkurën, deri tek arratisja nga kati i dytë i komisariatit
Home
Breaking News

PROBLEMATIK PREJ VITESH/ Nga arrestimi i Stresit të mërkurën, deri tek arratisja nga kati i dytë i komisariatit

19 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Stresi është njohur gjithmonë si personat problematik që nga fillimi i karrierës së tij si këngëtar, e deri sot. Madje dhe ai vetë e quan veten “Bad Boy For Life”, që do të thotë, djalë i keq përgjithmonë.

Sot u dha dhe masa e arrestit me burg për të, e ndërsa ndalimi i ditës së mërkurë nuk ishte hera e parë që rreperi Arkimed Lushaj arrestohet.

Po çfarë ndodhi të mërkurën:

Rreperi Arkimed Lushaj, i njohur me pseudonimin “Stresi” u arrestua nga policia ditën e mërkurë në Linzë.

Lushaj u ndalua teksa ishte në një hotel me një vajzë. Në dhomën ku është ndaluar Lushaj, është gjetur edhe një pistoletë pa leje, si dhe një sasi e vogël kokaine. Bashkë me rreperin u proceduar penalisht edhe një vajzë 20 vjeçe, e cila ishte ne shoqerine e Stresit kur ai u ndalua.

Ky arrestim erdhi pas rreth një viti hetim e përgjim, sipas policisë. E ndërsa ditën e sotme, gjykata vendosi ta lërë në burg Arkimed Lushajn.

-Arrestimi në 13 prill të vitit 2018:

Policia e kryeqytetit ka arrestuar në 13 prill të vitit 2018 këngëtarin Arkimed Lusha të njohur edhe si “Stresi” dhe një person tjetër, Kujtim Përshpalaj. Dy personat u kapën duke konsumuar kokainë në një local bastes në rrugën “Ali Pashë Gucia”.

Po ashtu në këtë aksion të policisë, u ndaluan 3 persona të tjerë, të cilët u proceduan në gjendje të lirë. Gjatë këtij aksioni u sekuestrua edhe një sasi kokaine në ambientet e të njëjtit lokal.

-Arrestimi dhe arratisja nga kati i dytë i komisariatit numër 3:

Stresi u ndalua nga policia, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke shkelur rregullat e qarkullimit. Ndalimi i tij u bë në janar të vitit 2015 nga policia rrugore.

Lushaj u ndalua pasi përveçëse u kap në gjendje të dehur, ai kundërshtoi edhe forcat e policisë.

Pas shoqërimit në ambientet e komisariatit nr.3, këngëtari është hedhur nga dritarja e katit të dytë ndërsa më pas ka humbur gjurmët, duke vënë në pikëpyetje sigurinë e këtij komisariati. Pas arratisjes spektakolare të Arkimedit, u shoqëruan 6 policë.

Kujtojmë se në nëntor të 2012 Stresi u ndalua nga policia për arëmbajtje pa leje në mjetin e tij dhe më një sasi të mjaftueshme lëndësh narkotike.

-Arrestimi në 01 nëntor të 2012:

Stresi u arrestua nga Policia e Tiranës në orët e vona të mbrëmjes së Halloëeen-it. Këngëtari u kap me një pistoletë pa leje, teksa dilte nga një lokal në orët e para të mëngjesit. Stresi i cili shoqërohej edhe nga një mik i tij, u përplas fizikisht me dy punonjës të Komisariatit Nr.1, duke mos i lejuar që të ushtronin kontroll fizik ndaj tyre.

Kjo përplasje zgjati rreth 15 minuta, që nga ora 03:00 deri në 03:15 të mëngjesit të djeshëm, gjë e cila ka sjellë edhe plagosjen e njërit prej policëve. Plagosja ndodhi nga një shkrepje e pavullnetshme e armës së shërbimit.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Murat Toptani”, saktësisht para bustit të Azem Hajdarit, gjatë kohës që në lokalet e natës në Tiranë zhvilloheshin festimet për natën e Halloëeen-it.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PAKETA ANTI SHPIFJE"/ Rama: Janë që nga komunizmi, kanë prishur imazhin e vendit
Previous article KËRCËNOHET ME VDEKJE GAZETARI RUS/ Një kokë deleje pranë redaksisë së Gazetës "Novaya"

k.autor

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT