• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 3 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

3 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“PROBAGANDA” E KULTURËS, Luarasi: Si e goditi Hoxha artin në vitin 1973
Home
Dossier

“PROBAGANDA” E KULTURËS, Luarasi: Si e goditi Hoxha artin në vitin 1973

31 July, 2018 g.autor Dossier

Viti 1973 do të mbahet mend si viti i goditjes në fushën e artit dhe kulturës.

Në atë kohë u propagandua si luftë kundër shfaqjeve të huaja dhe liberalizmit, si luftë kundër të ashtuquajturit grup i Fadil Paçramës dhe Todi Lubonjës.

Në fakt u përdor si pretekst festivali i 11-të në Dhjetor të vitit 1972.

Në pamje të parë dukej sikur diçka po ndryshonte dhe Viti i Ri dukej sikur do të pritej në mënyrë të gëzueshme nga të gjithë shqiptarët. Por goditja e parë do të vinte më 9 Janar të vitit 1973.

Enver Hoxha në presidiumin e Kuvendit Popullor do të fillonte sulmin ndaj të ashtuquajturit grup armiqësor në letërsi dhe art. Por sulmi do të fillonte në Festivalin e 11-të. Për të folur lidhur me këtë temë ishte i ftuar në “Histori me Zhurmues” regjisori i Festivalit të 11-të Mihal Luarasi.

“Festivali i 11-të, ashtu si edhe i 10-ti ishte një festival jo i zakonshëm. Prezantuesit kishin marrëdhënie direkte me këngëtarët, me njëri-tjetrin, me dirigjentët, me publikun, “bisedonin” me ta përpara se këngëtari të këndonte, gjë që nuk kishte ndodhur ndonjëherë. Ideja ishte që të krijonim një show dhe kjo fillonte që me lidhjet direkte me zhuritë e rretheve, ku transmetimi ishte direkt. Të gjitha festivalet e mëparshme regjistroheshin, kontrolloheshin dhe më pas shfaqeshin. Festivali u kritikua dhe u rrëzua jo vetëm për atë që bëri, por për atë që nuk bëri. Në këtë festival nuk kishte këngë për traktoristin e dalluar me mjelësen që dashurohen. Nuk kishte këngë me përmbajtje të tilla, këngët e dashurisë ishin këngë dashurie, nuk kishin implikime politike brenda. Ishin këngë të bukura ritmike. Unë nuk mendoj se festivali ishte një imitim i festivaleve të Rai-t. Kishte ngjashmëri me të dhe me spektakle të muzikës së lehtë dhe të vendeve të tjera. Qëllimi ishte që të bënim një festival rinor dhe entuziast dhe jo që t’i vriste veshin dikujt”, tha Mihal Luarasi.

Regjisori tregoi po ashtu se prej kohësh Enver Hoxha ishte përgatitur të godiste festivalin pasi nuk e donte modernizmin dhe gjallërinë e tij.

“Ajo ishte një periudhë e ngarkuar me shumë goditje dhe emocione të të njëjtit karakter, por që nuk kishin lidhje me festivalin e 11-të. Goditja që bëri Enver Hoxha ishte një goditje totale. Një nga drejtuesit e partisë më pati thënë që shoku Enver ka diktuar ndikime të huaja të rrezikshme në shoqërinë shqiptare. Këto ndikime ai ishte përgatitur me kohë që t’i godiste dhe festivali po bëhej një “kokë turku” për të pastruar shoqërinë shqiptare dhe artin shqiptar nga ndikimet e huaja të rrezikshme. Unë kuptova që Enver Hoxha nuk e donte atë modernizëm, por nuk donte as gëzimin dhe gjallërinë e festivalit të 11-të. Ai e donte njeriun shqiptar dele. Festivali ishte shfaqja e gjashtë e imja që ishte goditur dhe anuluar dhe unë prisja diçka, por jo kaq të rëndë. Nuk e konsideroja veten një armik të socializmit. Teknika e Enver Hoxhës ishte që përpara se t’i eliminonte njerëzit, t’u bënte nderime, t’u festonte ditëlindjet, pastaj vinte goditja e madhe. Kështu ndodhi edhe me Todi Lubonjën”, shtoi më tej ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article DANIEL PELZ/ Revizion po, dëmshpërblime jo
Previous article DUELI I SHEKULLIT/ Ja mesazhi thumbues i motrës së RONALDOS për… MESSIN (FOTO)

g.autor

Postime të ngjashme

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur... Dossier

DOSSIER/ Biografia e panjohur e Enver Hoxhës e vitit 1969: Ali Kelmendi në Gjirokastër u takua me shokun Enver, tek i cili shihte një marksist-leninist të vendosur dhe të pjekur...

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi… Dossier

DOSSIER/ Dokumentet sekrete të CIA-s: Balluku ishte i paaftë t’u jepte një përgjigje delegatëve, prandaj telefonoi Enver Hoxhën e Mehmet Shehun dhe u tha të ktheheshin menjëherë në Tiranë, pasi…

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935 Dossier

DOSSIER/ "Dua të shumëfishoj rrugët turistike dhe hotelet e vogla…” Intervista e panjohur e Mbretit Zog për gazetën franceze në 1935

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT