• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRO DHE KUNDRA TEATRIT/ Çfarë po ndodh me PËRPLASJET e artistëve. Nga “do e mbroj me gurë”, tek “Tirana mbante era…”
Home
Kulturë

PRO DHE KUNDRA TEATRIT/ Çfarë po ndodh me PËRPLASJET e artistëve. Nga “do e mbroj me gurë”, tek “Tirana mbante era…”

14 June, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Ekskluzive, Kulturë, Sociale

Një debat i fortë ka nisur ditët e fundit mes komunitetit të artistëve të Teatrit Kombëtar, ministrisë së Kulturës e së fundmi edhe Bashkisë së Tiranës.
Shkak është bërë lajmi për shembjen e godinës së vjetër dhe përgatitja e ligjit të ri për artin dhe kulturën në Shqipëri.
Artistët duket se janë ndarë në dy grupime të forta midis njëri tjetrit. Disa prej tyre janë pro shembjes së Teatrit, e disa të tjerë kundra. Disa prej tyre duan risi, e disa të tjerë shprehen se do e mbrojnë me fanatizëm teatrin aktual.

Pro shembjes:

Aktori Luftar Paja në dëgjesën e sotme publike që u zhvillua me kryebashkiakun Erion Veliaj dhe ministren Kumbaro, ka shprehur një tjetër qëndrim nga ai i aktorëve të pranishëm në sallë.

Paja ka thënë se problemi kryesor është brezi i ri i aktorëve, ndërsa midis zgjedhjes së një teatri të ri apo një rikonstruksioni, Paja e kishte të qartë: Teatri Kombëtar duhet të shembet.

Aktori Laert Vasili, ka folur në dëgjesën e organizuar nga kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, për prishjn e Teatrit Kombëtar, duke theksuar se ai vetë ishte pro.

“Tirana mbante era fekale por sot përmendet në të gjitha revistat eurpiane Nëse nuk e mbani mend kthehuni 5-6 vjet më parë. Më djeg shpirti për qytetin ku u rrita te Petro Nini dhe për teatrin që është jeta ime”, tha ai.

Edhe Zamira Kita në dëgjesën e sotme u shpreh se: “Nuk e shoh ku qendron problemi të ndërtohet një Teatër i Ri. Nuk flas për financat dhe infrastrukturën, nuk marr përsipër të flas se nuk jam eksperte. Projektin që kam parë kur u prezantua ishte kjo ndërtesa, se ku do të jenë kullat, mjafton mos jenë te Teatri.”

Kundër shembjes:

Një nga zërat më të fortë që ka reaguar ashpër ndaj shembjes së Teatrit është Robert Ndrenika. Ai sot akuzoi drejtpërdrejt kryeministrin, kur tha se: 

“Jo vetëm unë, por ta organizojmë të tërë. Kjo histori ka 20 vjet që ka filluar që donin të ja jepnin privatit, pa pyetur askënd.

Me keq ardhje, por këtu fillon lufta.Nuk na dëgjon njeri, nuk na përfill njeri. Jo vetëm neve si komunitet artistik, por edhe juve.

Ka 20 vjet që vazhdon kjo tentativë grabitje. Ajo është tokë e teatrit dhe aty kanë lënë kockat njerëzit e të vijë një fusha, mali a kodra.

Këtu më vete mendja se kryeministri do të vjedhë, ministresha do të vjedhë, të gjithë duan të vjedhin”.

Në një nga protestat e shumta të artistëve, Mirush Kabashi tha se Teatri nuk mund të shembet e se nëse ndodh, është duke u shkatërruar kultura e një shteti dhe e një kombi.

Ai madje ka recituar edhe vargjet e poezisë së Ali Asllanit: “Koha është e maskarenjve, por atdheu i shqiptarëve”, duke ia përshtatur rrethanave. “Koha është e maskarenjve, por Shqipëria dhe teatri janë tonat, janë të shqiptarëve”, ka recituar Kabashi ndër të tjera.

Aktori Arben Derhemi thotë se është gati ta mbrojë Teatrin aktual, qoftë dhe me zjarr.

“Jam kundër shembjes së Teatrit Kombëtar, sepse nuk mund të ketë histori të nje qyteti pa pasur edhe histori teatri. Sidomos kur historia e këtij teatri është 73-vjeçare. Një shekullore. Është çmenduri të besosh që një artist të rrënojë vlerën historike.

Me fjalë, me gurë, me zjarr, apo me hu… unë do të bëhem pjesë e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar.

Çfarë deklaron sot, drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli:

“Drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli shprehet se është sulmuar egërsisht, pas debatit të tij me aktorin Mirush Kabashi. Ai thotë se e kanë kërcënuar edhe me vajzën e tij, ndërsa shton se përreth kënaqen hijenat nga ky horror.
Kujtojmë që Kabashi vijoi me akuzat në lidhje me debatin për Teatin Kombëtar, duke mos kursyer as drejtorin Hervin Çulin, të cilin e akuzoi për censurë në institucionin që ai drejton. I menjëhershëm dhe po me tone të ashpra ishte dhe reagimi i Hervin Çulit, i cili shkroi në rrjetet sociale se Mirush Kabashi ‘grabiti’ rrogën në Teatrin Kombëtar për 15 vite rresh dhe u ngjit në skenën e TB vetëm me një shfaqje.”

Përgatiti: AlpeNews.al

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Partneret e lojtarëve të Rusisë e kanë fituar Botërorin e tyre (FOTO)
Previous article E duan në Premier League, por Seri preferon kalimin në Serie A

F.autor

Postime të ngjashme

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin Aktualitet

GJOBË FERMERËVE? Penalizim deri në 1 milion lekë për këdo që gënjen ose refuzon të plotësojë censin

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut Aktualitet

DYSHOHEN PËR PËRFSHIRJE NË ORGANIZIMIN E PROTESTAVE NË TIRANË/ Ndalohen në Qafë Thanë tre zyrtarë nga Maqedonia e Veriut

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë Aktualitet

U RRËZUA TEKSA KULLOSTE BAGËTITË/ 69-vjeçari transportohet me helikopter në Tiranë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT