Është duke u hedhur në votim projekt vendimi për shembjen e Teatrit Kombëtar.
Gjatë debateve në sallën e Kuvendit deputëtët e PD janë shprehur: Maxhoranca ka futur ne menyre te paligjshme per te nisur me procedure te pershpejtuar ligjin per shembjen e teatrit kombetar dhe ndertimin ne toke publike te kullave private.
“Tërhiqeni urgjentisht nga rendi i ditës ligjin që i vë minat Teatrit Kombëtar. Ligjërisht mund ta sillni javës tjetër, moralisht nuk duhet ta silni fare. Kaparin e keni marrë me Toyota Yaris, apo me hundë nuk e dimë”, u shpreh Basha.
Pak kohë pasi kreu i bashkisë së Tiranës, Erion veliaj, njofoi se kishte arritur marrëveshjen me artistët për cështjen e Teatrit dhe ndërtimin e një teatri të ri në gjurmën e atij ekzistues, Qeveria kalon në mbledhjen e djeshme projektligjin për “Përcaktimin e procedurës së veçantë për negociimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe godinës së re të teatrit kombëtar”.
“Ky projektligj reflekton opinionet e diskutimet e vazhdueshme me komunitetin e artistëve, arkitektëve, opinionet e qytetarëve të lirë gjatë konsultimeve me përfaqësues të Bashkisë së Tiranës dhe Ministrisë së Kulturës”- sakteson qeveria, bashkengjitur projekligjit.
Sipas Qeverise, “Projektligji i ri pasqyron thelbësisht kërkesat e komunitetit të artistëve lidhur me ruajtjen e pronës së teatrit, me standardet e domosdoshme europiane për një teatër dinjitoz kombëtar dhe me pjesëmarrjen e qarte të 2 (dy) përfaqësuesve të artistëve në procesin e negociimit”.


