• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pr/ligji për aeroportin e Vlorës/ Kush është deputeti demokrat që bashkoi votat me PS
Home
Shqipëri

Pr/ligji për aeroportin e Vlorës/ Kush është deputeti demokrat që bashkoi votat me PS

30 January, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Në mbledhjen e Komisionit të Ekonomisë u miratua sot projektligji për nisjen e negociatave për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Pas debateve të shumta mes anëtarëve të opozitës e mazhorancës, pas votimit ka surprizuar ishte vota pro e deputetit të PD, Agron Shehaj. Gjatë votimit nuk morën pjesë anëtarët e LSI.

Të pranishëm në këtë diskutim ishin Ministri i Infrastrukturës dhe Industrisë, Damian Gjiknuri si dhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj.

Sipas ministrit Gjiknuri, kapacitetet e Aeroportit të Rinasit janë të pamjaftueshme në një kohë kur ka dyfishim të kërkesave për fluturime nga vende të ndryshme.

“Ngritja e aeroportit të ri në jug është një investim që do ta marrë konsorciumi turk. Do kemi një rritje ekonomike jashtëzakonisht të madhe,” tha Gjiknuri.

Po ashtu edhe ministri Ahmetaj tha se aeroporti i Vlorës do t’i hapte rrugën një mundësie të re për fluturimet.

“Do i hapim rrugën një mundësie të re për fluturimet. Është bërë një punë e menduar mirë, grupi që ka sjellë propozimin është një nga kompanitë më të mëdha në botë, që ndërton aeroportin e Stambollit. Hyrja në tregun shqiptar e një aeroporti tjetër do sjellë një liri të konkurrencës në këtë sektor. Aeroporti i Vlorës mendohet që në fillesat e veta, do të arrijë në 600 mijë pasagjerë dhe me atë rritje që duket që ka lëvizshmëria, parashikimi që bën kompania është 7% rritje për vit të numrit të pasagjerëve. Duhet të theksojmë që financimi nuk do të bëhet nga shteti shqiptar, por me fondet e kompanisë. Për aeroportin mendohet të investohet 100 mln euro,” u shpreh Ahmetaj.

Të dy ministriat thanë se propozimi është mbështetur në kushtetutë nga ana ligjore, dhe po kërkojmë autorizimin në emër të Republikës së Shqipërisë për interesin e vendit që të nisim negociatat.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Zbulohet bashkëpunimi! Samanta Karavella duet me këtë këngëtar të njohur (FOTO)
Previous article Ndryshon testi teorik për të marrë patentën, ja pyetjet e reja nga 1 marsi

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë… Politikë

"NA PROVOKUAN MBËSHTETËSIT E ARLIND QORRIT..."/ Përplasjet në protestë, flet anëtarja e FRPD: Kjo protestë…

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri Politikë

KA MBAJTUR POSTE TË RËNDËSISHME/ Sofia Moreira de Sousa propozohet për ambasadore e BE-së në Shqipëri

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi Politikë

IRANI REAGOI PËR ZVËRNECIN/ Rama: Po merakoseni për popullin shqiptar? Na keni sulmuar, por nuk përkulemi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT