• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PRITET NGA HOMOLOGU ITALIAN/ Proda: Bashkëpunim për të luftuar grupet kriminale e trafikun e drogës
Home
Breaking News

PRITET NGA HOMOLOGU ITALIAN/ Proda: Bashkëpunim për të luftuar grupet kriminale e trafikun e drogës

22 February, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i shoqëruar nga drejtues të lartë të Policisë së Shtetit  zhvilloi një vizitë zyrtare në Romë, Itali. Proda u prit nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, njëherazi Drejtor i Përgjithshëm i Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Italisë, Prefekti Vittorio Pisani.

Të dy drejtorët vlerësuan rezultatet e arritura nga skuadrat e përbashkëta hetimore dhe angazhimin në zbatimin e marrëveshjeve dypalëshe për migracionin e parregullt. Një rëndësi e veçantë iu kushtua mbështetjes së dhënë nga pala italiane në formimin dhe trajnimin e strukturave të Policisë së Shtetit, me synimin për të forcuar më tej kapacitetet operacionale, veçanërisht në parandalimin dhe luftën kundër terrorizmit.

 

Prefekti Pisani vlerësoi përpjekjet e Policisë së Shtetit në luftën kundër trafiqeve të paligjshme dhe arrestimin e personave të kërkuar nga autoritetet italiane, duke theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve për të luftuar grupet kriminale dhe elementët e radikalizuar që veprojnë në Shqipëri dhe Itali.

 

Gjatë takimit, dy drejtorët theksuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit dypalësh në luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme, migracionit të parregullt, terrorizmit dhe kultivimit të lëndëve narkotike.

Bashkëpunimi në fushën e formimit dhe arsimit policor ishte një tjetër temë e diskutimit mes dy delegacioneve, duke shprehur gatishmërinë që edhe në këtë fushë të ketë sa më shumë shkëmbime eksperiencash, trajnime dhe sa më shumë literaturë të Akademisë së Policisë Italiane për Akademinë e Sigurisë së Policisë Shqiptare.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "NUK KA BURG PA GJYQ E LETËR ANONIME..."/ Veliaj ndan pamjet e Tiranës ndër vite: Punuam me dashuri
Previous article SPASTRIMI I UDHËHEQJES USHTARAKE/ Trump shkarkon gjeneralin e lartë amerikan dhe shefin e marinës

s.autor

Postime të ngjashme

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen Aktualitet

"NDËRROI JETË NGA KUSHTET NATYRALE"/ Vrau nënën me thikë, arrestohet 57-vjeçarja në Kurbin! Procedohet mjekja që fshehu ngjarjen

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë Aktualitet

TRONDITET KURBINI/ Krim brenda familjes, vajza vret të ëmën me thikë

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit Aktualitet

FOTOLAJM/ 'SAVE NARTA', protesta simbolike në Zvërnec kundër ndërtimit të resortit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT