• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITEN PROTESTA NË FRANCË/ E majta kundër Barnier. Melenchon, thirrje për mobilizim
Home
Nderkombetare

PRITEN PROTESTA NË FRANCË/ E majta kundër Barnier. Melenchon, thirrje për mobilizim

8 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Protesta masive pritet të mbahen në Francë kundër emërimit të Michel Barnier si kryeministër të vendit.

Manifestimet u thirrën nga partitë e krahut të majtë, kandidatja e të cilave për postin e kryeministrit u refuzua nga presidenti Emmanuel Macron.

Macron zgjodhi ish-negociatorin e Brexit 60 ditë pasi zgjedhjet e parakohshme parlamentare e futën Francën në ngërç politik, me tre blloqe të fuqishme, nga të cilat e majta doli më e madhja, por jo mjaftueshëm për të formuar qeverinë.
Në një intervistë televizive, Barnier, që vjen nga qendra e djathtë, tha se ishte i hapur të formonte një ekzekutiv ku të përfshihen edhe elementë të së majtës.

Por partitë e së majtës janë të zemëruara për faktin se kandidatja e tyre për postin e kreut të qeverisë, Lusi Kastets u refuzua nga presidenti pasi nuk kishte shanse t’i mbijetonte votëbesimit në Asamblenë Kombëtare.

Zhan Luk Melenshon, një figurë veterane e partisë radikale Franca e Papërkulur, ka bërë thirrje për marshim në mbarë Francën dhe për mobilizimin më të fuqishëm të mundshëm. Disa sindikata dhe grupe rinore kanë deklaruar se do të marrin pjesë.

“Kemi një kryeministër që varet tërësisht nga Bashkimi Kombëtar”, deklaroi zonja Kastets, e cila u ankua se, sikurse miliona votues francezë, ishte ndjerë e tradhtuar dhe se presidenti kishte zgjedhur të bashkëpunonte me të djathtën ekstreme.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article IRONIA E SPAHIUT: A do vendosë Berisha emrin e tij dhe besnikët në fund listës, njësoj si Rama me ministrat e tij?
Previous article I SHPALLUR NË KËRKIM PËR VRASJEN E VALTER FIERZËS NË SHKODËR/ Arrestohet pas 1 viti në arrati 39-vjeçari

s.autor

Postime të ngjashme

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius Botë

TEMPERATURA EKSTREME NË EVROPË/ Qytetet 'përpëliten' nën valën e të nxehtit! Termometri shënon mbi 40 gradë Celsius

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur Botë

MREKULLI PAS TËRMETIT NË VENEZUELË/ 11-vjeçari nxirret i gjallë nga rrënojat pas 3 ditësh! Mbi 1.400 viktima dhe mijëra të plagosur

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT