• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRITËM 12 VITE”/ The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët
Home
Aktualitet
Kronikë

“PRITËM 12 VITE”/ The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

12 April, 2026 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazeta prestigjioze britanike The Guardian ka publikuar një artikull të gjatë mbi historinë e Evës, një vajze shqiptare e cila pas më shumë se 12 vitesh vuajtjesh në kampet e Sirisë, është rikthyer në Shqipëri.

Eva Dumani u rrëmbye në moshën 9-vjeçare së bashku me vëllain e saj nga i ati, i cili më vonë u vra duke luftuar për Shtetin Islamik. Pas shumë vitesh të kaluara në kampin famëkeq al-Hawl, ku mijëra gra dhe fëmijë nga mbi 40 vende janë mbajtur arbitrarisht, Eva arriti të shpëtonte dhe të kthehej pranë familjes së saj në Shqipëri.

Xhaxhai i saj, Xhetan Ndregjoni, i cili e priti në kufirin turko-sirian, e përshkroi ribashkimin si një moment të paharrueshëm.

“Kemi pritur këtë ditë për 12 vjet,” tha ai. “Ishte jashtëzakonisht emocionuese kur pa vëllain dhe nënën.”

Eva, tashmë 20 vjeç, ka filluar shkollën e mesme dhe po përpiqet të rikuperojë vitet e humbura të arsimit.

Artikulli i The Guardian thekson se rasti i Evës është një ndër të paktët shembuj të suksesshëm riatdhesimi, ndërsa dhjetëra shqiptarë të tjerë, gra dhe fëmijë, mbeten ende të bllokuar në kampet e Sirisë.

Tani shqetësimi i xhaxhait të Evës, është zhvendosur te rreth 25 shqiptarët që mbeten ende të bllokuar në veri të Sirisë. “I kërkojmë qeverisë të sjellë në shtëpi edhe fëmijët e tjerë që janë në këtë situatë, është shumë e rëndësishme që edhe ata të jenë pranë familjeve të tyre,” tha ai.

Rreth 6 mijë shtetas të huaj nga vende si Serbia, Bosnja dhe Shqipëria u ndaluan në al-Hawl pas rënies së IS në vitin 2019, shumë prej tyre gra dhe fëmijë. Shumica kanë vuajtur për vite në kushte që Human Rights Watch i përshkroi si “çnjerëzore, degraduese dhe kërcënuese për jetën”, të shënuara nga mungesa kronike e ushqimit dhe ilaçeve si dhe dhunë nga gra ende besnike ndaj IS.

Organizatat e të drejtave të njeriut paralajmërojnë se fëmijët dhe nënat e tyre janë në rrezik të menjëhershëm nga grupet ekstremiste që veprojnë në zonë.

Në artikull përmendet gjithashtu se shumë vende europiane dhe Australia po përballen me dilema të ngjashme, pasi kampet al-Hawl dhe al-Roj po shpërbëhen dhe të ndaluarit po tentojnë të largohen vetë. Ekspertët paralajmërojnë se qeveritë nuk mund të mbyllin më sytë dhe duhet të hartojnë plane të qarta për riatdhesim, rehabilitim dhe monitorim të sigurisë.

“Njerëzit do të kthehen, duan apo nuk duan shtetet, sidomos nëse kanë arritur të arratisen,” tha Devorah Margolin, studiuese e lartë në Washington Institute for Near East Policy.

Margolin tha se zbrazja e kampit tregoi se qeveritë që kishin hezituar ose refuzuar të riatdhesonin qytetarët e tyre nuk mund të mbyllin më sytë.

“Njerëzit do të kthehen në Evropë. Dhe është shumë më mirë të kesh një plan të qartë për t’u marrë me traumën, riintegrimin dhe sigurinë, sesa t’i lejosh të hyjnë fshehurazi dhe të mos merresh fare me ta. Kjo është një ftesë për probleme,” tha ajo.

Në një intervistë të fundit në al-Roj, Elona Shuli (më e madhja nga tre motrat e dërguara në Siri si fëmijë dhe e martuar me një luftëtar të IS në moshën 13-vjeçare) tha se shpresonte të riatdhesohej nga Shqipëria. Duke mbajtur dy fëmijët e saj në krahë, ajo fliste ndërsa shikonte herë pas here një grua shqiptare që qëndronte pranë. Një i afërm tha më vonë se disa gra shqiptare më ekstremiste veprojnë si “mbikëqyrëse” ndaj saj dhe motrave të saj, duke u përpjekur t’i mbajnë të lidhura me ideologjinë e IS.

Qeveria shqiptare i ka thënë familjes së Shulit se nuk mund ta riatdhesojë, pasi nuk arrin të përcaktojë vendndodhjen e saj të saktë në kampin al-Roj. Gazetarët e The Guardian e gjetën Shulin brenda pak minutash, pasi i dhanë administratës së kampit emrin e saj dhe u udhëzuan drejt tendës ku ajo qëndronte.

Në gjithë Evropën ka pasur pak reagim publik ndaj situatës që po ndryshon në Siri, pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme për kthimin e personave të lidhur me IS.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article I DJEGIN MAKINAT NË ZVICËR/ Mozzik: Janë bandë nga Franca
Previous article DËSHTIMI I NEGOCIATAVE ME IRANIN NË PAKISTAN/ Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

s.autor

Postime të ngjashme

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori Aktualitet

E RËNDË NË TIRANË/ Policit të "Rrugores" i vendoset thika në fyt, arrestohet autori

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash Aktualitet

DYSHOHET SE I DHA VILË RRYSHFET BALLUKUT/ Në hetim biznesmeni Pandeli Çarapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj Aktualitet

PAMJET/ Thirret në SPAK deputeti i PS, Klevis Jahaj

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT