• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRITANIA PENDOHET NGA BREXIT? The Guardian: Mund të hapen kufijtë për të rinjtë nga 18 deri në 30 vjeç
Home
Nderkombetare

PRITANIA PENDOHET NGA BREXIT? The Guardian: Mund të hapen kufijtë për të rinjtë nga 18 deri në 30 vjeç

29 July, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Pavarësisht Brexit, me qeverinë Laburiste, Mbretëria e Bashkuar mund të kthehet të jetë një vend për të rinj europian, ndoshta duke nisur nga ata spanjollë.

Sipas një raportimi nga The Guardian, kryeministri Keir Starmer ka diskutuar së fundmi me homologun socialist spanjoll, Pedro Sanchez, mundësinë e krijimit të një programi të “lëvizshmërisë së të rinjve” që do të lejojnë qytetarët e secilit shtet që të jetojnë, studiojnë dhe punojnë lirisht për një periudhë të kufizuar kohore në territoret respektive.

Prillin e kaluar, kryeministri i athershëm britanik, Rishi Sunak, refuzoi propozimin e ngjashëm nga Bashkimi Europian për të gjithë të rinjt nga 18 deri në 30 vjeç për një periudhë 4 vjeçare.

Tashmë Sanchez e ka ritkhyer përmes një pakti bilateral, duke marrë garancinë nga Starmer se do ta merrte në konsideratë. Kjo është diskutuar gjatë Komunitetit Politik Europian.

Efekti kryesor i Brexit ka qenë ai i dhënies fund të lirisë së lëvizjes për punonjësit nga Bashkimi Europian. Por kjo është kthyer në një boomerang pasi ekonomia britanike po vuan prej kohësh nga mungesa e punonjësve.

Një program i “lëvizshmërisë së të rinjve” po konsiderohet si një zgjidhje e pjesshme e problemit. Mbetet për tu parë nëse pakti që pritet të firmoset me Spanjën të bëhet edhe me shtete të tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAMJET/ Lind foshnja me katër krahë, katër këmbë dhe dy fytyra në Indi
Previous article SHBA/ A po mbulohet përpjekja për vrasjen e Trump për të manipuluar zgjedhjet?

s.autor

Postime të ngjashme

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur Botë

BILANCI TRAGJIK RËNDOHET NË VENEZUELË/ 1,430 viktima dhe mijëra të zhdukur

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT