Personi i tretë i cili është shpallur në kërkim nga policia për 137 kg drogë që u kapën në portin e Durrësit është Gentian Malindi, 42-vjeç. Ky i fundit ishte personi i cili priste sasinë e drogës në portin e Durrësit.
Kush është biznesmeni Gentian Malindi:
Malindi me profesion jurist, djali i avokatit Ilir Malindi. Ai është një person me precedent të mëparshëm penal.
Më 8 qershor të 2013 ai është arrestuar nga policia pasi është kapur me 500 kg drogë të llojit kanabis sativa. Droga u kap nga policia në zonën e Plazhit, e fshehur në furgon tip “Benz Mercedez”, me targë AA 938 AE, e cila kishte si destiancion Italinë.
Por 42-vjeçari është i njohur në fushën e biznesit të peshkut. Ai ka në pronësinë e tij varkë e cila peshkon në detin Adriatik, që në QKR mban emrin e biznesit “Aayway”.
Më 18 nëntor të 2018 Malindi, ka paditur edhe Policinë Kufitare, pasi sipas saj nga kontrollet e njëpasnjëshme i kishte shkaktuar dëm ekonomik e moral. Madje babai i tij, Ilir Malindi anëtar dhe simpatizant i LSI siç e dëshmojnë edhe foto e mëposhtme.
Ili Malindi dhe Ilir Meta

Gentian Malindi
/AlpeNews.al





