Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me plagosjen e një shqiptari në Athinë nga dy persona të pa identifikuar ende.
Mediat greke bëjnë me dije se shqipatri ishte një person i njohur për policinë. Shqiptari, identiteti të të cilit nuk bëhet me dije, një ditë më parë se të ndodhte ngjarja ishte arrestuar, pasi polëvizte në rrugë me një oatin elektrik, ndërsa mbante veshur një antiplumb dhe doza të vogla droge.
Por CNN grek hedh dyshime se si ka mundësi që shqiptari ishte lënë i lirë nga policia dhe një ditë më pas, ai u sulmua me armë nga dy persona.
Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur reth orën 20:00 në Attiki, ku shqiptari është qëlluar me armë nga dy persna.
Menjëherë pas ngjarjes, dy emigrantët që kryen atentatin hipën në një taksi dhe nën kërcënimin e armës e detyruan shoferin t’i çonte në stacionin e Larisas, por harruan armën brenda në makinë.
Policia dyshon se ngjarja ka ndodhur për prishje të pazareve të drogës, por nuk përjashton as pista të tjera.