• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRISHJA E KOALICIONIT QEVERITAR/ Kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani
Home
Nderkombetare

PRISHJA E KOALICIONIT QEVERITAR/ Kur pritet të zhvillohen zgjedhjet e parakohshme në Gjermani

10 November, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Po të ndiqje zhvillimet e ditëve të fundit, dështimi i qeverisë ishte si kronikë e një dështimi të paralajmëruar, e megjithatë lajmi i prishjes së koalicionit në Berlin erdhi si shok për gjermanët, që në sondazhe nuk qanë kushedi për këtë qeveri, përkundrazi miratuan zgjedhje të parakohshme. Po kur? Kjo është pyetja kryesore që preokupon Gjermaninë këto ditë: Kur do të zhvillohen zgjedhjet e parakoshme?

Pas prishjes së koalicionit qeveritar, kancelari Olaf Scholz (SPD) fillimisht caktoi datën 15 janar si datë për votëbesimin, por pas presionit nga Unioni dhe FDP, por edhe nga Të Gjelbërit, ende partnerë të koalicionit, Scholz u shpreh i gatshëm për një datë më të hershme. Këtë gatishmëri ai e bëri të qartë në kuadër të samitit të BE në Budapest të premten, ku Scholz tha, se “tashmë kam njoftuar të mërkurën në mbrëmje se do të doja të mundësoja sa më shpejt zgjedhjet e reja në Gjermani, në mënyrë që të ketë qartësi shpejt pas largimit të FDP nga koalicioni. Ne duhet ta diskutojmë datën sa më qetë të jetë e mundur”, tha Scholz.

Sipas tij, do të ishte mirë që “të arrihet një marrëveshje mes grupeve parlamentare demokratike në Bundestag se cilat ligje mund të miratohen këtë vit”.

Por opozita, ashtu si edhe FDP-ja e larguar nga koalicioni kanë bërë thirrje për një votëbesim të menjëhershëm; Kandidati për kancelar i Unionit dhe kreu i CDU, Friedrich Merz foli të premten në favor të zgjedhjeve të reja në 19 janar. Nëse kjo do të jetë e mundur, mbetet e hapur.

Brand: Përgatitja e zgjedhjeve zgjat plot 60 ditë

Në debatin politik për datën e zgjedhjeve hyjnë tani edhe reagimet nga zyrtarja më e lartë gjermane, në institucionin që organizon zgjedhjet për Bundestagun. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve, Ruth Brand ka planifikuar një takim me kolegët e saj të hënën(11.11.) për të diskutuar mbi problemet e organizimit të zgjedhjeve të parakohshme. Drejtuesja Federale e Zgjedhjeve i bën thirrje kancelarit Olaf Scholz që të mos nxitojë me datën për zgjedhje të reja. Për arsye organizative, kjo është e rrezikshme, shkruan drejtoresha e zgjedhjeve Ruth Brand në një letër drejtuar Scholz, sipas mediave gjermane.

Letra mban tiutllin: “Sfidat dhe rreziqet e zgjedhjeve të parakohshme në janar ose shkurt 2025”. Sipas Ruth, “në përgjithësi, në këtë rast unë shoh një rrezik të lartë që të cenohet gurthemeli i demokracisë dhe besimit në integritetin e zgjedhjeve.”

Për një zgjedhje të mirëorganizuara duhet të shfrytëzohet plotësisht periudha prej 60 ditësh nga shpërbërja e Bundestagut. “Nëse datat dhe afatet do të binin gjatë sezonit të Krishtlindjeve ose në periudhën midis viteve, periudha shumë e shkurtër prej 60 ditësh do të shkurtohej ndjeshëm”, shkruan Brand.

Brand sheh “rreziqe të paparashikueshme”

Sipas Brand, kjo mund të çojë në “rreziqe të paparashikueshme në të gjitha nivelet”. Një sërë detyrash duhet të kryhen në një kohë të shkurtër: Sigurimi i infrastrukturës së IT në nivel federal, shtetëror dhe lokal, duke përfshirë masat e sigurisë kundër kërcënimeve hibride; Përgatitja e materialeve të votimit si fletëvotimet, e cila është e vështirë për shkak të pengesave aktuale të furnizimit; Emërimi dhe trajnimi i punonjësve zgjedhorë; Organizimi dhe pajisja e dhomave të përshtatshme të votimit.

Brand gjithashtu ka frikë se propozimet zgjedhore nën presion kohor mund të kenë gabime, që sjellin mosmiratime e probleme të reja. Psh partitë pa përvojë që duhet të mbledhin nënshkrime mbështetëse do të ishin nën presion edhe më të madh kohor. Mbingarkimi i zyrave zgjedhore mund të rezultojë që dokumentet e votimit postar të mos dërgohen në kohë, veçanërisht jashtë vendit.

Brand i bën thirrje Scholz-it të marrë parasysh rreziqet e përmendura kur shqyrton zgjedhjet e parakohshme dhe të mbështesë autoritetet në përgatitjen dhe zbatimin e duhur të zgjedhjeve./DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PËSOJNË KEQ/ Vidhnin biçikleta dhe më pas i shisnin, arrestohen dy hajdutë serialë
Previous article MESAZHI i Xhensila Myrtezajt: Kam duruar për hir të fëmijëve

s.autor

Postime të ngjashme

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë Botë

TENSION NË LINDJEN E MESME/ Bahreini akuzon Iranin për sulme me dronë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë Botë

JO MË MOTORË DHE KORRIERË/ Kina teston shpërndarjen nga qielli me dronë autonomë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit Botë

TRONDITET ITALIA/ Gjenden të vrarë prindërit dhe vajza e tyre 8-vjeçare, i plagosur djali. Dyshohet se krimi u krye nga shoku i 20-vjeçarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT