Edhe pse Bashkia e Poliçanit nuk njihet për ngjarje kriminale, duket se qetësia është prishur pas shumë kohësh.
Një 77- vjeçar është vrarë me thikë pasditen e sotme rreth 20 kilometra larg nga qyteti.
Ai është Ramadan Çela ndërkohë që policia ka prangosur shtetasin H.Ç 37 vjeç si autorin e dyshuar të krimit. I arrestuari është edhe i afërm i viktimës.
Raportohet se vrasja ka ndodhur pas një konflikti të çastit ndërkohë që grupi hetimor pritet të japë më tepër detaje.