• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Prindërimi
  • Shtëpi & Kopshte
Prindërit të irrituar ndaj menusë së saj për çerdhet, përgjigjet Blerina Bombaj
Home
Lifestyle

Prindërit të irrituar ndaj menusë së saj për çerdhet, përgjigjet Blerina Bombaj

17 February, 2018 k.autor Lifestyle

Prej disa ditësh gëlon një debat në rrjetet sociale në lidhje me ndryshimin e menusë për fëmijët që janë nëpër çerdhet e Tiranës.

Një numër i madh prindërish ankohen se dietës së fëmijëve iu janë hequr proteinat duke u zevendësuar me bukë me vaj dhe mish të grirë, nën shembullin e dhënë nga dietologia Blerina Bombaj sipas tyre.

Letra e nje nene:

“Kam fëmijën tim në çerdhen shtetërore në Tiranë. Deri javën e kaluar çdo gjë ishte për bukuri. Por administrata e bashkise, në bashkëpunim me dietologen e “mirënjohur” Blerina Bombaj vendosën të ndryshojnë menunë e ushqimit me qëllim për ta bërë më të shëndetshme. Në fakt më tepër se e shëndetshme është bërë një menu vegjetariane me qëllim dobësimin e fëmijëve.

Për të ulur kostot e tyre dhe për të vjedhur më tepër lekë, i’a kanë zëvendësuar mishin me vezë dhe i kanë futur pure dhe zarzavatet.
Sipas OBP (organizatës botërore të pediatrisë) baza në dietën ushqimore të fëmijëve deri në moshën 4 është MISHI tul dhe pa dhjam. Këto edhe atë që është e kanë zëvendësuar me mish të grirë që nuk është fort i shëndetshëm.

Në çerdhe ka edhe fëmijë që janë në peshë dhe me këtë dietë ushqimore po na i shkatërrojnë . Në si prindër jemi më të kënaqur të paguajmë më tepër por të na ushqehen siç duhet. Znj. Bombaj nuk është as pediatre e as nutricioniste ,por dietologe. Ne nuk i kemi fëmijët obese”. –këto ishin fjalët e një nëne drejtuar faqes Lolita, në facebook.

Vetëm pak minuta më parë, është përgjigjur Blerina Bombaj si më poshtë:

Nje sqarim per te gjithe te pa/keqinformuarit 😉
Dietologu, ne formimin e tij eshte nje shkalle me larte se nutricionisti, pasi eshte i afte te marre persiper ushqimin e njeriut ne te gjithe ciklin e jetes si dhe ne patologji, ndersa nutricionisti eshte keshillues i thjeshte i ushqimit. Dietologu nuk ben vetem dieta dobesimi, por rekomandon ushqimin e pershtatshem per cdo moshe, faze dhe situateshendetsore.
Menyja e femijeve eshte hartuar duke permbushur te gjithe udhezimet nderkombetare te EFSA, ËHO dhe ADA per sasine, perberjen dhe cilesine.

Menyja eshte studjuar dhe miratuar nga mjeke pediater.
Ne meny ka 3 here ne jave mish, edhe pse rekomandimet jane per vetem 1 here ne jave mish te kuq. Ditet e tjera, mishi zevendesohet nga thjerrzat dhe fasulet, si ne aspektin proteinik ashtu edhe te hekurit.
Menyja eshte kombinimi me i mire qe femijet te marrin gjithe vlerat makro dhe mikroushqyese nepermjet ushqimeve cilesore dhe jo ato 5-lekshe.

Nuk mjafton qe femija te mbushi barkun ne kopesht, ka ardhur koha qe te shqetesoheni per CFARE ha femija juaj.
Ne meny jane vendosur te gjitha ushqimet qe cdo shqipetar konsumon ose duhet te konsumoje ne shtepi.

Tershera eshte i vetmi ushqim i ri, dhe eshte vendosur si nje nga ushqimet me te cmuara per njeriun ne dekaden e fundit. Ka ardhur koha te informohen disa se tershera nuk eshte ushqim vetem per kafshet.

Dhe e fundit, perse nuk u ngritet kur femija juaj hante miell orizi 365 dite te vitit i cili eshte hequr prej disa vitesh ne bote per shkak te arsenikut? Perse nuk u ankuat per cokokremin qe permban yndyrna dhe sheqerna qe lidhen me semundshmeri? Perse nuk u ankuat per tonelatat e sheqerit dhe miellit te bardhe? Perse nuk u ankuat per sasine e gjalpit qe asnjeri nuk e dallon dot nese eshte margarine me vaj palme?

Dhe e fundit fare, kete pune e cila me mori plot 4 jave perkushtim, studim, hulumtim, dhe llogaritje, e kam bere VULLNETARISHT, pa asnje perfitim, pervecse per te miren e femijeve qe ne ate moshe vendosin te ardhmen e shendetit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FATION SHEHU/ 7 shkurti, “Dita Kombëtare e Manipulimit”
Previous article EVEREST IMERAJ/ Në RTSH për Salianjin tim duhej të isha unë

k.autor

Postime të ngjashme

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë Gossip

"PALERMO NUK JEPET ME QERA"/ Dasma e Dua Lipës ndez tensione në Palermo, vendasit dalin në protestë

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë Gossip

SELIN FESTOI 24 VJETORIN/ DJ Gimbo e surprizon me një gjest të veçantë

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi Gossip

"JO NJË, POR 300"/ Soni Malaj merr dronin e shumëkërkuar nga Flori Mumajesi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT