• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 17 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

17 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
“PRINDËRIT E RENATOS I PRITËM NË SHTËPI”/ I afërmi i Suela Saliajt: I kishte dhunuar, kishin plagë në fytyrë
Home
Breaking News

“PRINDËRIT E RENATOS I PRITËM NË SHTËPI”/ I afërmi i Suela Saliajt: I kishte dhunuar, kishin plagë në fytyrë

31 January, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur komunitetin shqiptar në zonën e Clearwater, Florida të Amerikës ditën e hënë.

Ngjarja u bë publike gjatë orëve të para të mëngjesit të së martës, ku 34-vjeçari Renato Muhaj ka vrarë me armë të ftohta ish-gruan e tij Suela Saliajn, 32-vjeçe, dhe më pas ka rrëmbyer vajzën e tyre të mitur, vetëm 8 vjeçe. Mediat amerikane raportojnë se 34-vjeçari e vrau gruan brenda banesës, ndërsa pas ngjarjes së rëndë mori vajzën e tyre 8 vjeçe dhe tentoi të arratisej, por u arrestua pak orë më vonë. Para së të kryente krimin makabër, Muhaj ka goditur edhe të dy prindërit e tij dhe u ka marrë celularët në mënyrë që ata të mos telefononin policinë.

Në një lidhje në Skype me emisionin “Shqipëria Live”, ka qenë i ftuar një i afërm i Suela Saliaj, Tasim Ruko, ku ka treguar se si është gjëndja e familjarëve të saj. Sipas tij vajza tashmë është pranë familjarëve dhe në gjendje më të mirë. Ndërsa tregon se prindërit e Renatos kishin shkuar tek shtëpia e prindërve të Suelës dhe sipas tij është një gjest mjaft fisnik, ku dy familjet janë pajtuar dhe nuk kanë inate, në një ngjarje kaq të rëndë.

“Familja Saliaj bëri një gjest shumë fisnik, pritën prindërit e Renatos. Erdhën dhe ishte një gjest fisnik që e përkrahëm të gjithë dhe na u bë shumë qejfi.

Prindërit ishin me plagë në fytyrë, kishin qenë në spital. Ai i kishte goditur prindërit e tij në orën 2:30 të mëngjesit, babait i kishte thyer dhëmbët, nënën e kishte shkelmuar. Babai kishte shkuar në spital, unë nuk isha aty se isha duke marrë me punët e funeralit, por më thënë që i kishin pranuar dhe shumë mirë që i kishin pranuar. Na u bë shumë qejfi.”- tha Taksim Ruko.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "E IMJA DO JESH..."/ E reja bën deklaratën tronditëse në polici: Bashkëshorti ka tentuar të më…
Previous article E TRISHTË/ Publikohet FOTO, ky është elektriçisti që ra nga shtylla dhe vdiq në Bulqizë

s.autor

Postime të ngjashme

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione Aktualitet

PAS PARALAJMËRIMIT TË KOÇEKUT/ Reagon avokati i Bajrajve: Deklarata të pabazuara, deputetja të paraqesë provat në institucione

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit Aktualitet

DO DËRGOHESHIN NË ITALI/ Sekuestrohen 19 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC Aktualitet

HETIMET E SPAK PËR ORGANIZATËN E SHPËTIM ALIUT/ Si pastroheshin paratë e kokainës përmes bizneseve! Çfarë zbuluan bisedat në Sky ECC

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT