• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 2 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

2 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
PRINDËR KUJDES/ Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok
Home
Jetë

PRINDËR KUJDES/ Adoleshentët po dëmtojnë veten me sfidën e rrezikshme të deodorantëve në TikTok

7 October, 2023 s.autor Jetë

Sfida e rrezikshme e deodorantit” është marrëzia më e fundit e të rinjve në internet, që i ka fillesat në Gjermani, ku për shkak të saj kanë ndërruar jetë dy adoleshentë.

Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur, ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht.

Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

Versioni i dytë është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos durohet. Në raste ekstreme spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës paralajmëroi Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut në Gjermani.

“Unë si psikologe shkollore vërej një gjendje kaosi në kushtet apo kohën ku po rriten fëmijët tanë. Thirrjen ua drejtoj specifikisht prindërve. Ju lutem rrisni kontrollin ndaj fëmijëve, ku rrinë, me kë shoqërohen, kaloni kohë cilësore me ta, mësoni të kuptoni çfarë mendojnë. Edhe po erdhën dhe ju treguan për një sfidë p.sh. si kjo me deodorantin, mos I paragjykoni, përkundrazi quheni si fillimin e një ure komunikimi, faktin që fëmija ju hapet. Po shikojmë fëmijë 10-12 vjeç që ndërmarrin sfida të tilla, pa I ditur pasojat që mund të jenë edhe vdekjeprurëse. Arsyen pse te rinjtë bëjnë veprime të tilla vetdëmtimuese mund t’i ketë fillesat në një problematikë si bullizimi, problemet familjare, stigmatizimi. Ata I bëjnë keq vetes, për të treguar që janë të fortë, apo për të vendosur rekordin që sigurisht nuk është i shëndetshëm, përkundrazi, tregues I patologjive të ndryshme. Prandaj edhe këto veprime ata I bëjnë në grup. Është ai që e ndërmerr sfidën, ai që e nxit dhe ai që firmon. Apeli im është sos, kemi nevojë emergjente të kthejmë vëmendjen tek fëmijët tanë”, tha psikologia shkollore Nereida Llaha./Top Channel

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article NË PRAG SHKARKIMI/ Mou nuk trembet, por zbulon hapin e radhës: Ja kur do të drejtoj në të ardhmen
Previous article U KAP ME 42 KG MARIJUANË NË MAKINË/ Arrestohet 31-vjeçari shqiptar në Selanik

s.autor

Postime të ngjashme

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit Jetë

KËSHILLAT QË JU DUHEN/ Si ta mbajmë shtëpinë më të freskët gjatë valëve të të nxehtit

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru Jetë

VAKSINA NDAJ COVID MBRON EDHE ZEMRËN/ Studimi: Ul ndjeshëm rrezikun për infarkt dhe goditje në tru

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh Jetë

FENOMEN I RRALLË/ Shkretëtira shndërrohet në ‘një qilim’ shumëngjyrësh

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT