Një adoleshente vetëm 14 vjec, sipas profile të saj, qëndron e ulur në kuzhinë dhe mban veshur uniformën e saj të shkollës. Ajo po filmon veten nga celulari saj për një audiencë të panjohur. E në atë moment nisin dhe pyetjet.
“Po shkrihem kur shoh sytë e tu magjik”, thotë një I panjohur që I komenton. Por nuk mbaron me kaq pasi vajza I kthehet: Faleminderit, dhe unë të dua”.
Një tjetër: Cdo djalë do të ishte me fat të të kishte, ke të dashur?
Jo, përgjigjet ajo. Ai u nda nga unë por ne qëndrojmë akoma në lidhje. Ai më pëlqen mua dhe unë atë. Jam single. Ika të bëj detyrat”.
Një tjetër vajzë 13 vjecare e përshkruan veten si të bukur dhe sexy. E sigurisht komentet në këtë rast janë të llojit: “o seksi, o embël…
Gjithashtu, një tjetër vajzë ka mbledhur shoqërinë dhe kanë hapur kamerën duke folur më njerëz të panjohur.
Komenti I pare: Mi trego pak këmbët e tua të lutem.
Vajza: Hej vajza, dikush do të shoh këmbët e mia. PERVERS, bërtet njëra nga shoqet dhe plasin të qeshurat.
Kjo nuk ndodh vetëm në Britani. Kjo mund të ndodhi kudo. Sot internet dhe aplikacionet e ndryshme I kanë dhënë mundësi brezit të ri të bëjnë cfarë të duan me jetën e tyre. Problemi këtu është se jo te gjithë prindërit I kontrollojnë, e kështu ndodhin gjëra që më vonë sjellin pasoja të rënda.
Është fatale që vajzat duke filluar nga mosha 12 vjecare të fusin veten në të tilla gjëra. Kemi parë që shumë nga këto raste kanë pasur fund tragjik, ose I ka shkatërruar jetën atyre.
Tani për tani, e vetmja gjë që mund të bëhet është që prindërit të mbeten vigjilentë. Kjo nuk do të thotë vetëm ti kontrollojnë por edhe të mundohen të kuptojnë botën e tyre dhe ti japin lirinë që ata kanë nevojë në mënyrë që të mos e nxisin veten deri në këto pika.
Ndoshta nuk është e kendshme por është e vetmja gjë që mund të behet deri tani. Dhe mos harroni!
Gjëja e fundit që duhet bërë natën: Fikni internetin në shtëpi… Ose përndryshe nuk do e dini kush do “futet” në dhomën e vajzes suaj gjatë natës.
Përgatiti: AlpeNews.al




