• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Princi Mohamed, mbrojtës i të drejtave të njeriut: Unë jam i pasur. Unë nuk…
Home
Jetë

Princi Mohamed, mbrojtës i të drejtave të njeriut: Unë jam i pasur. Unë nuk…

23 March, 2018 Ina.Autor Jetë

Princi i Arabisë Saudite, Mohammad Bin Salman Al Saud, tha se ai është i vetëdijshëm se në Arabinë Saudite interpretimi ultra-konservator i Islamit është dominues, gjë që femrave ua mori të drejtat themelore, duke ua ndaluar vizitën në kinema, teatër dhe dëgjimin e muzikës.
Në emisionin “60 minuta në javë”, i cili transmetohet në CBS, ai foli për rolin e islamit, arrestimi i princërve saudit dhe për pasurinë e tij.

“Kemi qenë viktima, sidomos gjenerata ime e cila ka vuajtur shumë nga kjo”, tha Mohammad Bin Salman.

Në qershor të vitit të kaluar, ai për herë të parë u dha lej femra të vozisin veturë.

Në pyetjen se a janë femrat të barabarta me meshkujt ai tha: Absolutisht. Të gjithë jemi qenie njerëzore dhe këtu nuk ka asnjë dallim.”

Me ardhjen e tij në pushtet, rregullat strikte për ndalimin e veshjes së grave kanë pushuar, pjesëmarrja e tyre në fuqinë punëtore është rritur, dhe ai tha se qeveria po punon në rregullimin e barazimit të pagave për burrat dhe gratë.

Princi Mohamed gjithashtu mbrojti vendimin e tij për të arrestuar më shumë se 380 princa sauditë, biznesmenë dhe ish ministra qeveritarë në paraburgim në një hotel në arrest shtëpiak.

“Ajo që e bëjmë në Arabinë Saudite është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Gjithçka që bëmë ishte në përputhje me ligjet në fuqi, “tha ai për arrestimet.

Kritikët e kritikojnë atë për shpenzimet e mëdha të parave të veta, përderisa ai promovonte në të njëjtën kohë përgjegjësinë fiskale dhe duke imponuar taksa të reja për qytetarët.

Vetëm në vitet e fundit, Princi Mohammed bleu një super jaht për 500 milionë dollarë, një pallat francez për më shumë se 300 milionë dollarë dhe një pikturë artistike me vlerë prej 450 milionë dollarësh.

“Sa i përket shpenzimeve të mia private, po, unë jam i pasur. Unë nuk jam i varfër. Unë nuk jam Mahatma Gandhi, as Nelson Mandela … ”

Muhammedi është trashëguesi i kurorës mbretërore dhe do të bëhet mbret kur të vdesë i ati i tij, mbreti Salman. Teorikisht, Muhamedi mund të sundonte Arabinë Saudite gjatë 50 viteve të ardhshme./gazetametro.net

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BEKIM SHEHU/ Konsensusi për demarkacionin shenjë edhe për vendime tjera të mëdha
Previous article MISIONI USHTARAK/ Dhunë turko-kurde në rrugët e Gjermanisë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas Jetë

FILLON "RULETA RUSE"/ Vritet agjentja që ekzekutoi oligarkun ukrainas

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore! Jetë

HORROR NË SHBA/ 16 fëmijë gjenden të izoluar në një banesë në kushte çnjerëzore!

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën Jetë

TMERR/ 47-vjeçari spërkat me naftë të dashurën dhe tenton t’i vërë flakën

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT