• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 15 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

15 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
“PRINCESHA ARGJIRO”/ Premiera e re për fëmijë vjen të shtunën në Teatrin Metropol
Home
Kulturë

“PRINCESHA ARGJIRO”/ Premiera e re për fëmijë vjen të shtunën në Teatrin Metropol

22 April, 2022 s.autor Kulturë

“Princesha Argjiro” titullohet premiera e re për fëmijë në Teatrin Metropol, një përshtatje e frymëzuar nga poema e Ismail Kadarese. Kjo vepër do të vijë në skenë të shtunën, ora 11:00. Ajo përfshin një gamë të gjerë etydesh që e bëjnë më aktive dhe vepruese poemën.

Me regji të Joana Omerajt, në skenë do të interpretojnë Ligoraq Riza, Luisa Dinellari, Ketjona Pecnikaj, Sedmir Memia, Silvana Brahimataj, Stiv Osmanaj, Megi Duka, Mario Bali. Nuk do të mungojë as Asambli Tirana.

“Narratori do të vendoset dhe në rolin e gjyshit që i tregon mbesës përralla çdo fundjavë dhe kësaj here rradhën e ka historia jonë shqiptare, historia e Gjirokastrës. Çdo etyd do të sillet  nëpërmjet syve të vogëlushes Gresa, në mënyrë që të zvogelohet dramaticiteti që përmban poema dhe të përshtatet më shumë me publikun e fëmijëve” tregon Joana Omeraj, regjisorja e shfaqjes. Sipas saj dritat, ngjyrat dhe efektet do të jenë dhe në funksion të traditave tona shqiptare duke i veshur të gjithë pjestarët e etydeve dhe shfaqjes me kostume popullore tradicionale.

Pjesë integrale e shfaqjes do të jenë edhe disa punime në pikturë të artistit Ansatas Kostandini, të cilat do të projektohen në skenë. Shfaqja është e ndërtuar me valle, kërcime e lojëra të ndryshme, duke u bazuar mbi tradita e zakone shqiptare  për ti bërë fëmijët jo vetëm pjesë të shfaqjes por edhe të mësojnë kulturën tonë të këngëve e valleve shqiptare e njëkohësisht duke iu ngacmuar atyre imagjinatën dhe kuriozitetin për kulturën tonë shqiptare.

“Shfaqja është ndërtuar në mënyrë të tillë që spektator i vogël të bëhet pjesë integrale e shfaqjes, gjatë valleve tradicionale shqiptare”, shpjegon regjisorja Omeraj.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FESTIMI I PASHKËVE BËN BASHKË EMIGRANTËT/ Fluks i shtuar në 24 orët e fundit në Kapshticë
Previous article ANALIZA NGA AP/ Cili do të jetë ndikimi nëse Evropa heq dorë nga nafta ruse?

s.autor

Postime të ngjashme

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili Kulturë

ME ARTISTË NGA E GJITHË BOTA/ Nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë” Kulturë

"AVANGARDET"/ Ekspozitë Kolektive në Galerinë “2 Botë”

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit Kulturë

MESHARI I GJON BUZUKUT/ Të dhëna të reja nga studimi i Vehbi Miftarit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT